PD - avokatit të Edmond Begos: Taulant Balla të mos fshihet, pasuria e mikut të tij duhet të jetë objekt i KÇK

Hënë, 03 February 2020 17:19

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa i përgjigjet avokatit të Edmond Begos, Ardian Leka.

Sipas tij, Taulant Balla mos të fshihet pas avokatit të mikut të tij trafikant droge, por të dalë nga skuta luksoze e ta mbrojë vetë Begon.

 

Ish-deputeti demokrat shkruan në rrjetet sociale se, Bego i ka marrë këto para publike, në mënyrë të paligjshme, përmes miqësisë me numrin dy të PS, Taulant Balla.

 
 

"Taulant Balla të mos fshihet pas avokatit të mikut të tij trafikant droge, por të dalë nga skuta e tij luksoze dhe ta mbrojë vetë Edmond Begon. Pasuria e mikut të Taulant Ballës duhet të jetë që sot objekt verifikimi nga ligji anti KÇK, pasi Edmond Bego është i dënuar për trafik ndërkombëtar droge. 

 

Pas miqësisë me Taulant Ballën, Edmond Bego ka marrë mbi 14 milionë euro para publike në mënyrë të paligjshme. 
 
1. A gjen dot Policia rrugën që të verifikojë mikun trafikant droge të Taulant Ballës? 

2. A do të verifikojë edhe pushtetarët që po e mbështesin atë për të pastruar paratë e drogës me projektin 60 milion euro të zhvendosjes së Lumit Lana ?
 
Me propagandë bajate nuk mund të mbulohet dot e vërteta: KÇK nuk e lufton dot KÇK!", shkruan Hasa në reagimin e tij.

Në një lidhje telefonike për News 24 avokati i Edmond Begos i ka quajtur akuzat e Partisë Demokratike se klienti i tij ka marrë 14 milionë euro, i quajti një “flluskë sapuni”.

Në një lidhje telefonike për News 24 avokati Ardian Leka paralajmëroi se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore, duke thënë se Prokuroria i ka verifikuar të gjitha pasuritë dhe aktivitetin e Begos dhe nuk ka zbuluar asgjë, nga ato që thotë PD.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...