Vizitat e para zyrtare jashtë vendit/ Kurti dhe Osmani drejt Shqipërisë

E mërkurë, 05 February 2020 18:09

Kryeministri Albin Kurtit, si dhe Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, pritet që vizitat e para zyrtare jashtë shtetit, t’i zhvillojnë drejt Shqipërisë.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, ka konfirmuar se edhe kryeparlamentarja edhe kryeministri I Kosovës, vizitat e para jashtë vendit do ti kenë në Shqipëri.

 

Sipas ambasadorit Minxhozi, si Kurti edhe Osmani kanë plane bashkëpunimi me Shqipërinë.

 
 

 “Të jeni të bindur që ai (Kurti) ka plane edhe për bashkëpunimin me Shqipërinë. Bashkëpunimi do të vazhdojë me ambicie të reja në mënyrë që të realizojmë të gjitha ato pritshmëritë që janë në Kosovë dhe Shqipëri”.  

 

Edhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani vizitën e parë jashtë vendit do ta realizojë në Shqipëri. Ajo ka pritur në zyrat e saj ambasadorin Minxhozi.

“Pas një bashkëpunimi të gjatë kishim mundësinë që të diskutojmë për bashkëpunimin  ekonomik e deri te avancimi i diplomacive ndërkombëtare”, shprehet kryeparlamentarja Osmani.

“Unë jam besimplotë se ky bashkëpunim do të jetë i vazhdueshëm dhe fuqiplotë”, thotë ambasadori Minxhozi.

 

© SYRI.net

Modifikuar më E mërkurë, 05 February 2020 18:19
Login to post comments