Këlliçi: Qeveria e ka harruar kërkimin shkencor, paratë shkojnë për ...

E mërkurë, 05 February 2020 21:09

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar mbrëmjen e sotme në lidhje me shpërndarjen e fondeve nga ana e qeverisë.

Me një shënim në faqen e tij në Facebook, Këlliçi shkruan se qeveria e ka harruar kërkimin shkencor.

 

‘Edi Rama është kundër inovacionit, studentëve dhe arsimit. Edi Rama shpenzon vetëm për PPP korruptive’, shkruan Belind Këlliçi në Facebook.

 
 

Reagimi i plotë i Belind Këlliçit:

 

Kërkimi shkencor duhej të ishte prioritet, por kjo qeveri e ka harruar atë.

Raporti i OSCE e tregon qartë ndryshimin mes shpenzimeve të Shqipërisë për kërkimin shkencor dhe vendeve të BE.

Ndërkohë, sipas një raporti të disa muajve të kaluar, Shqipëria kishte më shumë studentë të diplomuar në shkenca, sidomos femra.

Edi Rama është kundër inovacionit, studentëve dhe arsimit. Edi Rama shpenzon vetëm për PPP korruptive.

Image

Login to post comments