SHBA-ja propozon ndihmë për Ankaranë dhe kërcënon Damaskun me sanksione

E Enjte, 06 February 2020 08:33

SHBA-ja propozoi sot ndihmën e saj për Turqinë dhe kërcënoi me sanksione për të detyruar regjimin e Damaskut dhe aleatin rus të ndërpresin ofensivën e ndërmarrë në Siri.

I dërguari amerikan për Sirinë, James Jeffrey u shpreh shumë i shqetësuar përballë konfliktit shumë të rrezikshëm në provincën e Idlebit, në veriperëndimin sirian.

“Ne po parashikojmë sanksione të reja”, theksoi ai për gazetarët pa saktësuar shënjestrën dhe duke lënë të kuptohet se ajo do të jetë Siria.

Sipas James Jeffrey, presidenti amerikan, Donald Trump ka pushtetin, në kuadër të një dekreti presidencial të miratuar vitin e kaluar, për të sanksionuar personat që nuk mbështesin procesin politik dhe veçanërisht armëpushimin.

Login to post comments