Putin: Paqja dhe siguria në botë varen nga marrëdhëniet Rusi-SHBA

E Enjte, 06 February 2020 08:40

Presidenti rus, Vladimir Putin theksoi se paqja dhe siguria në botë varen nga rrjedha e marrëdhënieve mes Rusisë dhe SHBA-së.

“Paqja dhe siguria në botë varen nga situata e marrëdhënieve mes Rusisë dhe SHBA-së”, deklaroi presidenti rus, Putin duke vlerësuar marrëdhëniet Rusi-SHBA

Putin priti në rezidencën e Kremlinit ambasadorët e 23 vendeve që kanë filluar detyrën në vend, të cilët i kanë paraqitur letrat krendenciale.

Gjatë fjalimit të mbajtur në këtë pritje, Putin ka tërhequr vëmendjen për situatën e rrezikshme në botë.

“Konfliktet rajonale po shtohen, kërcënimet e terrorizmit dhe ekstremizmit janë në rritje, sistemi i kontrollit të armëve po rrënohet. Po ashtu edhe ekonomia globale ndodhet në situatë të destabilizuar”, theksoi Putin.

Gjithashtu lideri rus theksoi se Rusia ishte e gatshme të krijonte një dialog gjithëpërfshirës me SHBA-në për çështje të tilla si kontrolli armëve, lufta kundër terrorizmit dhe zgjidhja e krizave rajonale.

Pasi ka përmendur edhe rëndësinë e marrëveshjes bërthamore me Iranin, Putin shtoi se Rusia do të vazhdonte përpjekjet për mbrojtjen e kësaj marrëveshjeje.

Putin theksoi ndër të tjera se bota ndodhet përballë rrezikut të epidemisë së koronavirusit të ri (2019-nCoV) dhe se lidhur me këtë çështje ishin të gatshëm t’i ofronin ndihmë Kinës.

Login to post comments