Për Aleks Hajdarin ish-drejtorin e policisë Durrës, qeveria e ka pranuar që krimi kontrollon territorin shqiptar.
Duke folur në studion e lajmeve ne Ora News, Hajdari është shprehur se paketa anti-KÇK mund t’i japë autoritet të tepërt policisë.
Po ashtu, ai shton se politika mund të orientojë OFL-në kundrejt emrave që do.
Aleks Hajdari: Qeveria pranon më në fund ka pranuar faktin se territorit shqiptar kontrollohet nga grupet kriminale. Cenohet lëvizja e lirë. Ka tejkalim të kompetencave të policisë. Policia merr një autoritet të tepërt, mund të jetë viktima e radhës e qeverisë. Politika nuk do ta lërë të qetë policinë. Politika do ta orientojë drejt emrave që do. Këta emra janë përfitues të tenderave publikë. Nuk ka trajnime ligjore, është e gjitha për show.