Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar aksionin anti-KÇK që po ndërmerret nga OFL-ja, ku po kalohen në ‘sitë’ eksponentë të krimit dhe asetet e tyre që burojë nga veprimtari kriminale. I ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’ demokrati tha se Anti-KÇK-ja është një show dhe një film që të gjithë do dalin të larë.
Mes të tjerash ai theksoi se mbi 200 personave u po bëhet ‘shërbimi i fundit’.
“Pa diskutim ai që e ka organizuar si show, si film me njerëz me pushtet politik, duket qartazi se ka një vëmendje të madhe të këtij banaliteti. Populli e “ha” në fillim. Dy javët e para që të nxjerrë sikur ka një rrisk të madh, fillimisht nxjerr një police me syze dhe më pas nxjerr identitetin e saj. Në fund do të dalin të gjithë të larë dhe gjithë listës me 200 e ca emra, do t’u bëhet shërbimi i fundit deri në fund të vitit 2020”, u shpreh ish-deputeti.
Salianji u ndal dhe tek procesi i tij gjyqësor, ndërsa paralajmëroi se do të nxjerrë prova të tjera për gjyqtarin Artan Gjermeni.
“Pa diskutim që ajo është një çështje e stisur nga një gjyqtar që është në shërbim të bandave. Do të nxjerrë prova të tjera. Është shërbëtor i Enver Dondollakut dhe Aldo Bares. Nuk ka asnjë shans që ajo çështje që është kthyer në gjyqësore. Prokurorët që hetuan këtë punë të dy u shkarkuan nga vettingu”, paralajmëroi Salianji.