E nisin me përplasje/ Çfarë ndodhi në takimin Rama-Kurti

Tuesday, 11 February 2020 12:17

Pritja zyrtare për kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti e tregoi qartë se mes tij dhe homologut shqiptar, Edi Rama, gjërat nuk janë si më parë. Të dy ishin shumë të ftohtë me njëri-tjetrin, kurse mediat e Kosovës u ndalën më shumë te fakti që Albin Kurti tashmë po përulet dhe nderon flamurin e Kosovës.

Kjo është vizita e tij e parë jashtë Kosovës në postin e kryeministrit. Ai u prit me një ceremoni mirëseardhjeje në Pallatin e Brigadave nga kryministri Edi Rama, ku pas një takimi kokë më kokë mbajtën edhe një konferencë për shtyp. Pas konferencës së mbajtur, kryeministri i Kosovës është drejtuar në Kryesinë e Kuvendit, edhe pse në vonesë prej 35  minutash duke dalë nga parashikimi sipas protokollit zyrtar.

Prioritetet e Albin Kurtit dhe Edi Ramës ndryshojnë dhe kjo u pa edhe në konferencën e përbashkët të dy kryeministrave. Kurti foli për nevojën e një “Makro-Shengeni shqiptar”, kurse Rama pastaj tha se “s’ka Makro-Shengen shqiptar, pa Mini-Shengen ballkanik”.

 takimi i zgjatur mes dy kryeministrave shqiptarë nuk i ka sheshuar diferencat mes tyre. Çfarë u pa gjatë vizitës dhe takimit të Albin Kurtit me Edi Ramën?

Albin Kurti nuk ka thënë dot “PO” nëse do të marrë pjesë apo jo Kosova, në takimin e radhës së Mini-Shengenit Ballkanik. Albin Kurti foli për një fillim të ri, ndërkohë që kryeministri Rama tha se nuk kemi nevojë për një fillim të ri, por për një ritëm më të lartë të marrëdhënieve dypalëshe.

Albin Kurti gjatë konferencës së përbashkët me Edi Ramën i mëshoi faktit se janë ende 77 marrëveshje politike, të nënshkruara mes dy vendeve, të pazbatuara, ndaj një komision ndërshtetëror me ministra dhe deputetë, duhet të aktivizohet për të ndjekur zbatimin e këtyre marrëveshjeve.

Gazetarja Esiona konomi raportoi se delegacioni i zgjedhur nga kryeministri Rama për pritjen e kryeministrit Albin Kurti, ishin vetëm dy ministrat që vijnë nga Kosova, Besa Shahini dhe Gent Cakaj dhe Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali, ndërkohë që nuk ka qenë e pranishme as Shefja e Kabinetit të Kryeministrit Rama, as Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë siç ka qenë zakonisht në pritje të tjera të funksionarëve të lartë.

Nuk ka munguar shfaqja e qartë, dhe e hapur, e mosdakordësive 100 % me kryeministrin Rama. Kryeministri Rama nuk e ka përmendur në asnjë rast Serbinë, dhe përpjekjen e qeverisë shqiptare për ta bindur Serbinë të njohë Kosovën, edhe pse u shpreh i gatshëm që do të vazhdojë përpjekjet për të shtuar njohjen e Kosovës nga shtete të tjera.

Ndërkohë që kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se pa Shqipërinë, Kosova nuk do ta kishte fituar luftën me Serbinë dhe sigurisht nuk do ishte ndarë as në paqe.

 
Modifikuar më Tuesday, 11 February 2020 12:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...