'Gëzuar Tirana ime'

Tuesday, 11 February 2020 12:11

Nga Belind Këlliçi.

Do të doja shumë që qyteti ku jam lindur dhe rritur të kishte sot një festë dinjitoze për 100-vjetorin e tij. Tirana, kryeqyteti ynë, ka qenë gjithmonë qendra e zhvillimit ekonomik, politik dhe kulturor të vendit. Por sot, në këtë ditë të veçantë për Tiranën, ajo ndodhet nën thundrën mizore të pushtetit djallëzor të Rilindjes, që e mishëron më së miri Erion Veliaj, politikani i cili nuk ka asnjë lidhje biologjike apo shpirtërore me Tiranën.

Sot duhej të festonim për Tiranën si një kryeqytet europian, por ajo është shumë mbrapa standardeve dhe kryeqyteteve europiane. Tirana, sot është e zhytur në korrupsion e paligjshmëri. Tirana sot vuan për ajër të pastër, për hapësira publike, rrugë të lira, për parqe e lulishte

Tirana sot duhej të ishte ndryshe, duhej të ishte një kryeqytet i cili të mishëronte përpjekjet më të mira për të kapur zhvillimin e humbur, një kryeqytet që të gjithë do t'a kishin zili, e jo të ishte një kryeqytet eksperimental ku po implementohen të gjitha politikat shkatërruese të përjashtuara nga qytetet e tjera europiane.

Tirana meriton shumë më shumë se sa fasada aktuale, pasi me bujarinë, zemrën e madhe, atdhedashurinë dhe mikpritjen karakteristike, Tirana vijon të jetë ëndrra e çdo të riu, ëndrra e çdo shqiptari.

Gëzuar Tirana ime! 

Modifikuar më Tuesday, 11 February 2020 12:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...