Tragjedia në Bulqizë, Presidenti Meta viziton vajzën e mbijetuar në spital: Gjendja e Meritës është e mirë. Do jem gjithmonë krah tyre

Premte, 14 February 2020 18:50

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vizituar në ambientet e spitalit të Traumës, vajzën e mbijetuar të familjes Tola, nga Bulqiza.

Presidenti Meta bëri të ditur se gjendja e 16-vjeçares, Merita Tola është e qëndrueshme dhe mjekët po punojnë për ta mbajtur gjendjen e saj të stabilizuar.

“Për fat të mirë gjendja e Meritës, vajzës nga Bulqiza është e mirë dhe e qëndrueshme dhe mjekët po bëjnë një punë shumë të mirë, për ta mbajtur jashtë çdo rreziku. Ka ndodhur një dramë shumë e madhe në familjen e saj dhe me këtë rast i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Tola dhe gjithë komunitetit të Bulqizës.

Do jem gjithmonë pranë tyre për të kaluar këtë dhimbje të jashtëzakonshme dhe të pangushëllueshme”, tha Presidenti Meta.

Merita Tola humbi nënën, vëllain dhe motrën e saj si pasojë e rrjedhjes së gazit në shtëpi.

Login to post comments