Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Kurti: Sektori i mafias, më i integruari në Ballkan

Premte, 14 February 2020 18:52

Ka nisur punimet në Mynih të Gjermanislë Konferenca për Siguri, ku pjesëmarrës janë liderë të qeverive nga vende të ndryshme të botës.

Mes pjesëmarrësve janë edhe kryeministri e presidenti i Kosovës, Albin Kurti dhe Hashim Thaçi.

 

Kurti ka qenë pjesë e panelit diskutues me temën “Ndërtimi i qëndrueshmërisë shoqërore në fqinjësinë evropiane”.

 
 

Sipas panelistëve, e ardhmja e Ballkanit Perëndimorë duhet të jenë institucionet e forta dhe jo burrat e fortë.

 

Ndërsa Kurti hodhi akuza të forta teksa u shpreh se, në Ballkan më i integruar është sektori i mafias.

“Mafia është sektori i vetëm i integruar plotësisht në Ballkanin Perëndimor. Ajo çfarë na duhet përreth Ballkanit është që prokurorët të jenë njerëzit më të famshëm, e jo ne, kryeministrat ose ministrat e jashtëm”, u shpreh ndër të tjera kryeministri i Kosovës.

Pjesë e panelit diskutues përveç kryeministrit Kurti, ishin edhe ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas dhe diplomatë të tjerë.

Login to post comments