Vasili: Rama dhe Ruçi fyen dhe provokuan Komisionin e Venecias

Diel, 16 February 2020 12:30

Në një dalje publike nga selia e LSI-së nënkryetari i kësaj force politike Petrit Vasili ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Parlamentit Gramoz Ruçi në lidhje me ligjin për betimin e gjyqtarëve.

Vasili pohoi se Rama dhe Ruçi kanë fyer dhe kanë provokuar Komisionin e Venecias, pasi sipas tij ligji që i heq kompetencat presidentit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, u miratua para se delegacioni i këtij institucioni ndërkombëtar të vinte në Tiranë.

Opozitari tha ndër të tjera se parlamenti me këtë veprim u veteshpërnda. Po ashtu nënkryetari i LSI-së tha që ndërkombëtarët që sugjeruan konsultimet tek Komisioni i Venecias duhet të reflektojnë, ndërsa akuzoi Ramën se ai nuk e dëgjon këtë komision por vetëm kërkon ta përdorë.

DEKLARATA E PLOTE
Të nderuar qytetarë dhe qytetare,
Shqipëria është pushtuar nga banditizmi shtetëror dhe parlamentar, sikur ndonjëherë në historinë e saj. Ngjarje shumë të rënda kanë ndodhur ditët e fundit dhe unë do të doja të ndaja me ju një fakt shumë të rëndë, i cili ja ka nxirë faqen Shqipërisë për shkakun e thjeshtë sepse Kryeministri i Shqipërisë së bashku me Kryetarin e Parlamentit kanë guxuar të poshtërojnë, të ofendojnë, të shkelin me këmbë edhe institucionet ndërkombëtare.
Në rastin konkret një institucion shumë të respektuar dhe autoritar, i cili ka qenë përcaktues për legjislacionin e Shqipërisë, Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjet të tjera të rëndësishme siç është Komisioni i Venecias. Siç e dini të gjithë mazhoranca e preokupuar që të ligjëronte betimin tek Lana apo betimin në postën e lagjes të gjykatësve kushtetues dhe për ta bërë ligj këtë gjë, ju drejtua paraprakisht Komisionit të Venecias për opinion lidhur me këtë çështje. Sepse Komisioni hetimor që kishte ngritur ajo për çështjen e hetimit të Presidentit shtoi edhe një pikë tjetër, ku i kërkonte opinion Komisionit të Venecias për të ligjëruar votimin tek Lana apo votimin tek posta e lagjes.
Çfarë bëri konkretisht Parlamenti dhe Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi. I drejtohet Gramoz Ruçi që ta dini të nderuar qytetarë, Komisionit të Venecias. Ja ku e keni dokumentin, ky është një dokument dhe në datën 30 dhjetor pak përpara Vitit të Ri, i kërkon Komisionit të Venecias shprehimisht dhe i thotë: “Ekspertiza e Komisionit të Venecias ka qenë dhe mbetet shumë e rëndësishme për të vendosur në korniza e standardet më të mira funksionimin e shtetit ligjor”, shumë mirë e shkruan Gramoz Ruçi. Dhe vazhdon: “Në emër të Kuvendit të Shqipërisë po ju dërgoj një kërkesë për dhënien e një mendimi mbi një situatë të re e të sapo krijuar dhe është përcaktuese për mënyrën e të kuptuarit e të zbatuarit në vijimësi të institucioneve Kushtetuese.”

Pra të nderuar qytetarë të qëndrojmë tek ky moment. Në emër të Komisionit i dërgon një kërkesë, Komisionit të Venecias. Më tej vazhdon po Gramoz Ruçi, ndërsa Komisioni hetimor vijon punën sipas objektit të hetimit që ka, atë që duhet të shkarkojmë me pa derman Presidentin sepse nuk lë që të kapet Gjykata Kushtetuese, do vlerësonte shumë thotë Gramoz Ruci, opinionin e Komisionit të Venecias për pyetjet e mëposhtme, pra i kërkon opinion, i bën kërkesë dhe i bën dhe pyetjet përkatëse, pyetjet që kanë të bëjnë me betimin e gjyqtarëve. Pyetja 4 thotë a mundet Presidenti të mos organizojë ceremoninë e betimit dhe a konsiderohet e cenuar e drejta e gjykatësit kushtetues? Edhe pyetja tjetër thotë “ A është betimi me shkrim një formë për të plotësuar kushtet e betimit?”
Pyetja 6 dhe pyetja më e rëndësishme: “ Cila mund të ishte zgjidhja sipas standardeve më të mira ndërkombëtare për të shmangur rastet kur kryerja e betimit refuzohet?” Dhe shikoni se çfarë shkruan Gramoz Ruçi në fund: “ I nderuar zoti Buquicchio iu siguruar me konsideratën më të lartë, ju dhe komisionin e Venecias mbetem në pritje të përgjigjes tuaj”. Pra i ka bërë kërkesë, i kërkon opinion dhe mbetet në pritje të përgjigjes, e ka të domosdoshme përgjigjen.
Ja dhe përgjigja e Komisionit të Venecias nëpërmjet drejtorit Thomas Market i thotë: “ I nderuar kryetar i Parlamentit. E morëm letrën tuaj në 30 dhjetor dhe Komisioni i Venecias do të shprehi opinionin e tij brenda muajit mars në seancë plenare.” Dhe për këtë gjë po Komisioni i Venecias lajmëron që ne në shkurt do të vijmë në Tiranë që për këtë kërkesë që keni bërë ju të dëgjohemi dhe të bëhemi.

Çfarë ndodh? Komisioni i Venecias vjen në Tiranë për të bërë një mision, për të dëgjuar palët, për të marrë ato mendimet e veta dhe në datën 13 takon këtë Gramoz Ruçin që e kishte thirrur Komisioni i Venecias për këto punë, që kërkonte sqarime, që kërkonte mendime, opinione, por Gramoz Ruçi kishte bërë seancë plenare dhe që një ditë përpara dhe e kishte miratuar atë gjë.
I kishte thirrur për dasmë dhe u thotë që Komisionit të Venecias më falni por unë dasmën e bëra dje, 1 ditë më përpara. Dhe në takimin me datë 13 iu thotë: “ Kërkesat tona kanë qenë të shumta por Komisioni i Venecias iu është përgjigjur dhe këto opinione të tij janë konsideruar dhe inkorporuar.” Pra iu thotë që janë vlerësuar dhe janë përfshirë në legjislacionin shqiptar por si do t’i përfshinte Gramoz Ruçi?
Ky është një turp që Shqipëria nuk e ka parë ndonjëherë, që të kërkojë mendim dhe të mos ta presë mendimin por që më përpara ta botojë ligjin në Parlament ndërkohë që ishte kërkuar, ndërkohë që një delegacion nga 7 vende të ndryshme të Europës vijnë të verifikojnë situatën me seriozitet, Gramoz Ruçi me Edi Ramën e kanë marrë vendimin e tyre, që ai anëtari i Gjykatës Kushtetuese të betohet tek posta e lagjes. Ky është një nga ato veprime të qarta, flagrante skandaloze, të turpshme, që tregojnë qartazi që në krye të qeverisë ekzistojnë disa banditë politike, e në krye të Parlamentit ekzistojnë po këta banditë politikë. Këto janë veprime banditeske dhe asgjë më shumë se kaq.

Njëherazi ky vendim dhe këto veprime të pa precedentë në historinë e pluralizmit shqiptar, dokumentet flasin vetë të nderuar qytetarë, asnjë fjalë përveç fakteve nuk ju kam vënë në dispozicion sot, por ky është një mësim shumë i madh dhe i rëndësishëm dhe për të gjithë ata ndërkombëtarë, përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri, të cilët evokuan me të madhe se duhet t’i drejtohemi Komisionit të Venecias. Palët duhet të shkojnë në Venecia e të presin opinionin e tij. Opozita e takoi Komisionin e Venecias dy ditë më parë dhe i shprehu shumë qartë atij në këtë takim se cila është mazhoranca, e cila mori vendim, pa e pritur fare Komisionin e Venecias. Por edhe këta përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë le të nxjerrin një mësim shumë të madh dhe të kuptojnë njëherë e përgjithmonë që përballë kanë një qeveri banditë dhe asnjëherë me banditët nuk mund të ketë zgjidhje politike. Pasi kapja e shtetit, rrëmbimi i çdo institucioni, rrëmbimi mbi të gjitha i Gjykatës Kushtetuese, me çdo mjet e me çdo formë tejkalon, nënvleftëson, shkel me këmbë dhe Venecian, e duke shkelur dhe këtë Komision, ka shkelur të gjitha ato sugjerime që partnerët ndërkombëtarë, brenda por edhe jashtë Shqipërisë, kanë dhënë duke na sugjeruar e duke na këshilluar t’i drejtohemi Venecias, të presim e ta dëgjojmë atë.
Ne kemi durim, e presim, e respektojmë Komisionin e Venecias, bashkëbisedojmë, dëgjojmë me të. Qeveria dhe Parlamenti i Edi Ramës nuk i njohin këto institucione ndërkombëtare dhe çdo sugjerim i mëtejshëm i kësaj forme do të ishte në dëm të shqiptarëve dhe thjesht e më shumë një ndihmë për Edi Ramën. Për Edi Ramën këto institucione ndërkombëtare janë thjesht një alibi e radhës, janë taktika për të fituar ca sekonda e minuta të radhë për të ndenjur në karrigen e pushtetit, por nuk kanë të bëjnë fare më ndërtimin e një shteti ligjor funksionues dhe ku ligji është i barabartë si për Edi Ramën, si për Gramoz Ruçin, si dhe për qytetarin më të thjeshtë.

Edi Rama prandaj i miraton ligjet një ditë para se Venecia të vijë në Tiranë, sepse i duhet ta rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese. Qytetarët do thonë, po pse do ta rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese? Po që Gjykata Kushtetuese të mos ekzistojë, që të mos japë vendim për ligjin mbi Dividendin, qindra milionë euro të rrëmbyera nga Edi Rama me klientët e tij oligarkë, të mos diskutohet ligji për korporatat, ku Edi Rama është kryehajduti kryesor me mekanizma shtetërorë, të mos diskutohet ligji për Teatrin, ku janë rreth 300 milionë euro brenda, të mos diskutohen as plot ligje të tjera. Që t’i legjitimojë e të çmendet një ditë, e të firmosë edhe vendimet më anti shqiptare, që mos të ketë ku të kontestohen, sepse Gjykatë Kushtetuese nuk ka.
Prandaj kjo është një ditë e zezë për Shqipërinë dhe Shqipëria që nga sot, pas një veprimi të tillë skandaloz, mund të konsiderohet një Shqipëri pa Parlament dhe një Parlament i cili është nën akuzë si kurrë më parë për një tradhti të madhe të interesave të vendit dhe për një antenat e puç të organizuar kundër shtetit ligjor në Shqipëri. Ju faleminderit të gjithëve!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...