‘Në konflikt interesi’/ Manjani: Delegacioni i BE-së në Shqipëri bashkëautorë të katrahurës së reformës në drejtësi

Hënë, 17 February 2020 19:13

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka kritikuar prezencën e huaj në Shqipëri të cilin e quan ‘bashkëautor i katrahurës reformë në drejtësi që la vendin pa Gjykatë Kushtetuese e jo vetëm’

‘Të gjithë ambasadorët e huaj në Tiranë, kur pyeten thonë se “punojmë me qeverinë”.

 

Pikërisht për këtë arsye ata as mund të punojnë e aq më pak të ndërtojnë drejtësinë e pavarur.

 
 

Konflikton, rëndë madje, roli i tyre në mbështetje të qeverisë nga njëra anë dhe, puna për drejtësinë e pavarur nga ana tjetër.

 

Asgjë personale me personat që kryejnë detyrën e ambasadorëve, por roli i tyre është në konflikt llogjik me nevojën që kemi për gjykata të pavarura nga qeveria e pushteti politik.

Ndaj kush ka iluzion se drejtësinë e pavarur, atë të vërtetën fare, do e bëjnë ambasadat është njësoj sikur të presim nga Rama të njohë e pranojë gjykatat e pavarura!!!

Veçanërisht Delegacioni i BE dhe Prezenca e OSBE që kanë në mandstet e tyre detyra MONITORIMI, janë zhytur edhe më rëndë në këtë konflikt interesi. Delegacioni i BE është bashkautor i katrahurës reformë në drejtësi që la vendin pa Gjykatë Kushtetuese e jo vetëm.

Ndaj ska sesi të monitorojë veten në mënyrë të paanshme.

Le pastaj Prezenca e OSBE! Ajo është thjesht kabibet i Edi Ramës (Kryetarit të radhës).

Kjo është në fakt arsyeja përse të huajt këtu shfaqen si të zgërlaqur para qeverisë.

Deklarimet e tyre publike, edhe kur janë parimore dhe të paanshme, janë automatikisht pjesë e propagandës së qeverisë.

Qeveria ka arritur t’i zhysë të gjitha përfaqësitë e huaja në këtë konflikt interesi. Dhe ata si asnjëherë tjetër më parë kanë rënë në të…’

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...