Shqipëria ka arritur të grumbullojë 1.15 miliardë euro në Konferencën e Donatorëve për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit. Kështu deklaroi Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
“Në përmbylljen të Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve: Jam krenar të shpall një angazhim kolektiv prej 1.15 miliardë eurosh, si përpjekje e përbashkët për të rindërtuar vendin. Një mesazh i fortë për popullin shqiptar: ne kujdesemi për ju. Tani duhet të nisë me shpejtësi implementimi,” shkruan ai.
Shifra është konfirmuar nga ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca. Kjo shumë përbëhet nga grante dhe kredi.
“Sot në Bruksel, komuniteti ndërkombëtar bashkoi forcat për të treguar solidaritet me Shqipërinë. BE është krenare që të shpallë se Donatorët kanë bërë një angazhim kolektiv (grante dhe kredi) prej 1150 milionë euro. Ne jemi pranë popullit shqiptar,” shkruan Soreca.