Mirënjohje pa kufi miqve dhe aleatëve të Shqipërisë, të cilët nuk na kanë braktisur kurrë.
Kështu shprehet kryetari I FRPD, Belind Këlliçi pas përfundimit të Konferencës së Donatorëve në Bruksel, ku u mblodhën 1.15 miliardë euro në ndihmë të procesit të rindërtimit pas tërmetit të 26 Nëntorit.
Sipas Këlliçit, detyra e vetme tani e Edi Ramës mbetet, transparenca dhe ndershmeria në menaxhimin e fondeve.
“Pas deshmise se solidaritetit boteror, detyra e vetme tani e Edi Rames mbetet, transparenca dhe ndershmeria ne menaxhimin e fondeve! Megjithese duke patur parasysh qe Minister Rindertimi eshte Arben Ahmetaj, ky mision duket i pamundur...
Mirenjohje pa kufi miqve dhe aleateve te Shqiperise, te cilet nuk na kane braktisur kurre ne momentet me historike tonat. FALEMINDERIT!”, shkruan Këlliçi në reagimin e tij.