Analisti ,Shano: Nuk ishte Konferenca e Donatorëve, por Konferenca e Kreditorëve

Tuesday, 18 February 2020 08:35

Konferenca e Donatorëve u mbyll me një shifër që i kalon 1 miliardë eurot, që është fatura e paraqitur nga qeveria për dëmet e tërmetit.

Në fakt BE u zotua për të dhënë 400 milionë euro, pjesa tjetër erdhi kryesisht nga një angazhim i Bankës Islamike për Zhvillim dhe të tjerave banka. Analisti Dritan Shano shpjegon se kjo nuk ishte Konferenca e Donatorëve, por Konferenca e Kreditorëve.

POSTIMI I SHANOS

Shifra prej me shumë se 1 miliard EUR e premtuar në konferencën e organizuar në Bruksel në ndihmë të Shqipërisë së prekur nga tërmeti është impresionuese.

-Një falenderim i madh të gjithë vendeve që u solidarizuan me shqiptarët në nevojë, që premtuan para në ndihmë të shqiptarëve, veçanërisht Italisë, e cila nuk zhgënjeu në angazhimin e saj të përhershëm ndaj vendit tonë; por edhe Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për masën dhe konkretësinë e ndihmës së premtuar prej tyre.

-Nga kompozimi i premtimeve në grante dhe kredi, ku dominon në mënyrë absolute kredia (80%), kjo nuk ishte Konferenca e Donatorëve por Konferenca e Kreditorëve.

-Mbetet të shihen kushtet që do paraprijnë dhe shoqërojnë si grantet ashtu dhe kredite e premtuara. Njohja e tyre do na jepte një ide të qartë për kalendarin e disbursimeve të këtyre premtimeve; për rolin dhe detyrat që duhet të përmbushë qeveria dhe Kuvendi i Shqipërise, që të mos bëhen pengesë për disbursimin e shpejtë të këtyre fondeve të premtuara.

-Cili do te jetë roli i Qeverisë Shqiptare në menaxhimin e këtyre granteve dhe kredive? Procedurat do kryhen nga shtetet apo institucionet kredidhënëse, apo nga Qeveria Shqiptare? Në rast se do kryhen nga shtetet dhe institucionet kjo do të tregojë besimin e ulët tek aftësitë, kapacitetet dhe transparenca e qeverisë shqiptare ne menaxhimin e këtyre fondeve; njëherësh do rrisë dhe paqartësinë e kalendarit të disbursimit të premtimeve.

-Është e qartë se qeveria do duhet të rishikojë përsëri buxhetin e vitit 2020. Parashikimi i kostove lokale që do duhet të përballojë është ende i paqartë. Mbetet për t’u parë nëse kredia e premtuar do ndikojë në stabilitetin makroekonomik te vendit. Kapacitetet e ulëta absorbuese të vërejtura në dekadën e fundit paraqesin risk për thithjen e fondeve dhe zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe sociale të popullsisë së prekur nga tërmeti.

-Transparenca e menaxhimit të këtyre fondeve u theksua nga shumë pjesëmarrës në Konferencë, çka tregon vetëdijen dhe nevojën e donatorëve dhe kreditorëve për garanci që paratë do shkojnë në destinacion.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...