Kryemadhi: Donacionet të monitorohen nga ekspertë të pavarur

Tuesday, 18 February 2020 11:00

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, përshëndeti sot vendet e BE dhe partnerët e Shqipërisë që mbështetën me donacione rindërtimin e vendit pas tërmetit. Nga ana tjetër, Kryemadhi solli në vëmendje faktin se rreth 800 milionë euro nga këto fonde janë në formë kredie që duhen kthyer në vite ndaj është e domosdoshme që për to të ngrihet një institucion monitorimi me ekspertë të pavarur, sepse shqiptarët nuk kanë më besim se paratë do të shkojnë për ta.

Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi tha se mbështetja nga donatorët “do t’u japë shqiptarëve forcën, kurajon, për t'u treguar që nuk janë vetëm, por të mbështetur nga BE".

"Takimi i djeshëm tregoi qartë se nuk ka asnjë lloj paragjykimi ndaj Shqipërisë dhe madje ata ndiejnë detyrim për të ndihmuar. Ajo që dua të theksoj është se notat e entuziazmit mbaruan dhe tani duhet të fillojë përgjegjshmëria e qeverisë shqiptare.

Për shqiptarët dhe shtëpitë në rindërtim do të shkojnë rreth 256 milionë euro, shifër që do të thotë që ata të hyjnë në shtëpitë e tyre dhe të mos i kapë dimri i ardhshëm.

Por nga ana tjetër sigurisht që buzëqeshja e Kryeministrit tonë ishte shumë e madhe sepse po kërkon kredi për të paguar pagat, kishim një shumë prej 850 milionë në formë huaje që do t’i paguajnë fëmijët tanë, ndaj duhet një institucion monitorimi me ekspertë të pavarur për të bërë monitorimin e këtij projekti, duke përsëritur edhe njëherë që SHBA, do të themelojnë Akademinë e Transparencës për administrimin e donacioneve të pastërmetit, që tregon shumë qartë atë që është shumë e rëndësishme se shqiptarët tashmë janë mësuar që paratë nuk shkojnë për ta, por në xhepat e qeveritarëve të Rilindjes".

Modifikuar më Tuesday, 18 February 2020 11:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...