Nëser në ora 18.00, tek Tetari Kombëtar/ Konkursi Mbarëkombëtar për Monumentin e Lëvizjes Studentore

Tuesday, 18 February 2020 13:50

Studëntë të dhjetorit që kanë qenë pjesë e lëvizjes së fuqishme që hodhi përtokë diktaturën kanë njoftuar se do të zhvillohet një takim tek sheshi pranë Teatrit Kombëtar në Tiranë.

“Me 20 Shkurt 2020, ora 18:00 ju ftojmë të mblidhemi së bashku në sheshin para Teatrit Kombëtar për shpalljen e Konkursit Mbarëkombëtar për Monumentin e Lëvizjes Studentore dhe Qytetare për Demokraci:, thuhet në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale.

Ja njoftimi i plotë:

Në kuadër të 30 vjetorit të Lëvizjes Studentore të 1990-ës, këtë vit po realizohen disa aktivitete për të respektuar veprën, por edhe për të kujtuar që misioni mbeti i papërmbushur plotësisht.

Me 20 Shkurt 2020, ora 18:00 ju ftojmë të mblidhemi së bashku në sheshin para Teatrit Kombëtar për shpalljen e Konkursit Mbarëkombëtar për Monumentin e Lëvizjes Studentore dhe Qytetare për Demokraci.

Greva e Urisë së 723 studentëve në vitin 1991 çoi në rrëzimin e monumentit dhe heqjen e emrit të diktatorit nga Universiteti i Tiranës, por nuk kemi respektuar ende guximtaret dhe heronjtë me ndonjë momument për këtë ngjarje.

Lëvizja Studentore pati sukses se iu bashkuan qytetarët si uragan dhe do të piqemi në sheshin para teatrit për të treguar se misioni vazhdon, se përballja me pushtetin korruptues del e suksesshme nëse qytetarët bashkohen dhe përballen me regjimin. Eja të respektojmë dhe të vijojmë misionin.

 

Image

 

© SYRI.net

Login to post comments