Premtime boshe/ Historia e dyshimtë e Konferencave të Donatorëve

Tuesday, 18 February 2020 14:05

Pas tërmetit të 26 nëntorit, Edi Ramën e paralajmëruan në emisionin televiziv ‘Porta a Porta’ në Itali se premtimet që do bëhen në Konferencën e Donatorëve janë larg me realitetin. “Edhe ne pas tërmetit në Itali na dhanë shumë premtime, por vetëm pak shtete i mbajtën”, i tha prezantuesi Bruno Vespa, që shtoi: “Prandaj duhet të mbani shënim premtimet konkrete që u bëjnë dhe t’i kujtoni”. Ja çfarë shkruan portali Atlasi.al për historinë e Konferencave të Donatorëve

Në një analizë të saj, OXFAM tregon se shtetet e pasura nuk mbajnë premtimet e bëra gjatë konferencave të donatorëve. Në tre konferenca të ndryshme donatorësh, vetëm 47% e fondeve të premtuara janë disbursuar.

Në të gjitha këto konferenca shtetet e prekura kishin detajuar projektet dhe kostot e financiare të nevojshme për të tejkaluar krizën, por në tërësi shtetet e pasura nuk e kanë mbajtur premtimin e dhënë.

Drejtori i OXFAM Gregor Adams shpjegon se: “Ka një dështim sistemik në periudhën post-konferencë donatorësh. Donatorët kanë marrë pikë maksimale vetëm në një pikë: premtime të pambajtura”.

Adams shpjegon se shtetet e pasura premtojnë shpejt, por ofrojnë ngadalë.

Shtetet e pasura në tre fatkeqësi të mëdha natyrore premtuan 16.6 miliardë dollarë gjatë periudhës 2007-2014, por kanë ofruar vetëm 7.7 miliardë dollarë për këto shtete.

Në tërmetin e fundit në Haiti, 11 nga 47 donatorët nuk dhanë asnjë qindarkë, ndërsa 10 të tjerë ofruan më pak se 50% nga premtimi i dhënë.

Qeveritë kanë detyrën parësore që të sigurojnë donatorët se paratë do të shpenzohen në mënyrë të drejtë, por po ashtu shtetet e tjera duhet të mbajnë fjalën për premtimet e dhëna.

Të dhënat tregojnë se Libanit iu premtua 7.3 mld dollarë, por iu dhanë vetëm 3.6 mld. Haitit iu premtua 5.3 mld dollarë, por iu disbursua vetëm 3 mld, ndërkohë që Gazas iu premtua 3.5 mld dollarë, por iu dhanë vetëm 0.9 mld USD.

Login to post comments