Tedi Blushi paralajmëron Ballën: Fakte të reja do të dalin, ke kohë deri në 2 mars!

Premte, 21 February 2020 13:11

Zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi ka replikuar në distancë sot me Taulant Ballën, Sekretarin e Përgjithshëm të PS duke e paralajmëruar se fakte të reja do të dalin në dritë deri më 2 mars, ditën kur kreu i shtetit ka thirrur popullin në një tubim në bulevardin kryesor të Tiranës. “Fakte të reja do të dalin Tao dhe ti ke kohë deri në 2 mars të marrësh kthesën e radhës, siç e merr gjithmonë,” i ka dërguar mesazh Blushi, Taulant Ballës, duke iu drejtuar me ironi.

MESAZHI I PLOTE I BLUSHIT:

Lum Shqipëria për Tao Taon se ky vetëm për hapjen e negociatave punon. Ka harruar që e ka festuar tre herë çeljen e negociatave deri tani.Ka harruar që ngritja e Gjykatës Kushtetuese është kyç për çeljen e tyre. Po ligjin anti-kushtetues Dvorani pse e miratuat pa pritur Venecian?

S’ka nevojë, thotë Tao Tao, sepse pamë disa sugjerime që Venecia u ka dhënë disa vendeve të tjera që kanë Kushtetutë tjetër nga e jona dhe s’mund të ndalonim ta bënim fakt të kryer ligjin mafioz të rrëmbimit të Gjykatës Kushtetuese.
Po me ish-ambasadorin e nderuar Cutillo që Iu lutët të dilte në TV e të vinte në diskutim dekretin e Presidentit si do t’ia bëni?! Apo s’ka problem se ai iku e s’merr vesh që ju e pretë në besë?!
Po me ambasadën e SHBA si do ia bëni, se edhe ajo bëri goxha deklaratë për të thirrur Venecian!? Se ju si proamerikanë të paparë s’lëvizni asnjë presje pa u konsultuar me ta!

 

Duan të sabotojnë ndihmat (borxhet) thotë Tao.Vetëm një PPP e tyre shkon 1 miliardë euro! Edhe 20 miliardë euro borxhe të japë bota, duke rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese në mënyrë mafioze nga kjo bandë, asgjë nuk do të shkojë në xhepat e shqiptarëve, por në xhepat e tyre dhe të disa kreditorëve. Ah po, shqiptarët do të fitojnë si gjithmonë shumëfishimin e taksave. Fakte të reja do të dalin Tao dhe ti ke kohë deri në 2 mars të marrësh kthesën e radhës, siç e merr gjithmonë," ka përfunduar Blushi.

Replika u bë pasi Balla deklaroi për medias paradite se “ne nuk kemi një krizë me presidentin. Ka presidenti një krizë me Ilir Metën.

Krizën e presidentin me Ilir Metën. Duhet ta zgjidhë presidenti me Ilir Metën. Ilir Meta duhet të ndajë përfundimisht nëse do të vazhdojë të jetë një nga liderët e opozitës apo të vijojë me president i Republikës.

Ai është një institucion në hetim parlamentar, në një republikë parlamentare, sipas Kushtetues, për shkelje të rënda të Kushtetutës.

Në rast se Komisioni Hetimor i gjen shkelje, bazuar në hetimin që po bën, në vijim të praktikës, dhe nëse Kuvendi voton me 94 vota shkarkimin, kjo procedurë kalon në Gjykatën Kushtetues”.

Modifikuar më Premte, 21 February 2020 13:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...