Kabineti i Presidencës dhuron gjak për fëmijët talasemikë, Blushi: Ky proces është i shëndetshëm dhe nuk ka ndikim në përkeqësimin e pasojave që shkakton koronavirusi

E mërkurë, 11 Mars 2020 11:31

Kabineti i Presidencës sot siç paralajmëroi edhe më parë dhuroi gjak për fëmijët talasemikë në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

Një mjek i cili shoqëronte zëdhënësin e Presidentit, Tedi Blushi bëri thirrje që moshat nga 18- 65 vjeç që janë të shëndetshëm të dhurojnë gjak pasi nuk ndikon tek pasojat e koronavirusit.

Po ashtu të njëjtën gjë konfirmoi edhe Tedi Blushi i cili sa i përket situatës me koronavirusin tha se duhet që të ketë kujdes por jo pani.

”Shqipëria ka shumë nevojë për gjak. Ky sesion lëvizës do të vijojë ende për fëmijët talasemikë pasi jeta vazhdon. Nga mosha 18 deri në 60 apo 65 vjeç kur janë të shëndoshë të japin gjak. Ju shihni këto rrjetet sociale por koronavirusi nuk kalon nga gjaku. Edhe nënat shtatzëna nuk ja kalojnë fëmijëve po e keni vënë re.”- tha mjeku.

”Në emër të Presidentit bëj thirrje për më shumë kujdes por jo panik. Të gjithë së bashku të solidarizohemi dhe ju bëj me dije se kabineti i Presidencës po dhuron gjak sot.. Ky proces është i shëndetshëm dhe nuk ka ndikim në përkeqësimin e pasojave që shkakton koronavirusi.”- u shpreh Tedi Blushi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...