Kryetari i opozitës iu drejtua me një mesazh sot qytetarëve shqiptarëve lidhur me koronavirusin dhe rrezikun e shtuar nga përhapja e tij në Italinë fqinje.
Në fjalët e tij Basha tha:
"Në 24 orët e fundit kam ndjekur me vëmendjet zhvillimet në Italinë fqinjë dhe rrisqet e shtuara për vendin tonë lidhur me koronavirusin
Gjatë ditës së sotme kemi pasur disa takime me ekspertët më të rëndësishëm të Shëndetësisë dhe një numër profesorësh ët QSUT si dhe disa konsulta me përfaqësues të OBSH. Ndërkohë kemi ndjekur hap pas hapi zhvillimet në terren dhe kemi ndjekur hapat e ndërmarrë nga qeveria.
Në një kohë kam disa mesazhe për ju, prindër, apo prindër me të moshuar . Sot është koha të flasin mjekët, të flasin ekspertët, të hartohet plani i detajuar i masave konkrete që të ndahet me qytetarët që ata të informohen për masat që duhet të merren.
Nuk është koha për propagandë, është koha të flasim mjekët dhe specialistët! Larg panikut."