Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, gjatë një interviste për A2 CNN, ka komentuar kallëzimin e presidentit Ilir Meta në SPAK në adresë të ministres së drejtësisë, Etilda Gjonaj,
Sipas Palokës, kryeministri Edi Rama shkriu Gjykatën Kushtetuese për të shkelur Kushtetutën dhe tani po synon ta kapë atë
“Nuk është situatë normale, prandaj dhe veprimet e Presidentit duken anormale. Mazhoranca ka kaq vite që shkel Kushtetutën. Është shkrirë Gjykata Kushtetuese, pasi kështu mund të bëjnë ligje antikushtetues dhe në fund ta kapin edhe këtë gjykatë, Më pas, Shqipëria të mos ketë më asnjë institucion që nuk varet nga Rama.
Deri më sot, Rama ka bërë ligje antikushtetuese dhe tani synon të kap Gjykatën Kushtetuese. Imagjino të marrë edhe Gjykatën Kushtetuese dhe çfarë mund të presim pastaj! Venecian e ka bërë si gjyqet e lagjeve që bëheshin dikur”, tha ndër të tjera nënkryetari i PD, Edi Paloka.
Nxitur nga kjo situatë, presidenti i Republikës Ilir Meta ka thirrur një tubim qytetar, sipas të cilit, synon ndalimin e grushtit të shtetit dhe kapjes totalisht të drejtësisë nga qeveria. /A,R, Syri.net