“Reforma në Drejtësi u copëtua”, Vasili ‘sulmon’ ONM-në: Deklaratat ‘entuziaste’ kanë dëmtuar rëndë procesin. Negociatat nuk hapen

Tuesday, 25 February 2020 15:54

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një postim në facebook ka sulmuar Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) ku citon se pavarësisht fakteve që janë nxjerrë sheshit për copëtimin e Reformës në Drejtësi, nga ata nuk ka pasur asnjë reagim

Vasili gjithashtu shkruan se deklaratat “entuziaste” të shefes së ONM, Genovefa Kalaveres kanë qenë thjesht alibi e kapjes së sistemit të drejtësisë dhe kanë dëmtuar rëndë integritetin e procesit, ndaj edhe sipas tij negociatat nuk hapen.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Ç’hall ja mbyll gojen BE-se ne Tirane para fakteve skandaloze te Reformes ne Drejtesi!

Fakte te njepasnjeshme njeri me trondites se tjetri po nxjerrin sheshit se reforma ne drejtesi u kap dhe u coptua nga rilindja duke perfshire ketu edhe Vetingun.

Operacioni Nderkombetar i Monitorimit (ONM) megjithse pjese e Kushtetutes se Shqiperise nuk luajti asnje rol per ta ndalur degradimin e Reformen perkundrazi me qendrimin e tij thelloi kapjen nga Rilindja.

Deklaratat “entuziaste” te Genovefa Kalaveres, shefes se ONM, kane qene thjesht dhe vetem alibi i kapjes se sistemit te drejtesise dhe kane demtuar rende integritetin e procesit.

BE ne Tirane me deklaratat pozitive artificiale dhe propagandistike ne vend te kritikes se rrepte per degradimin e reformes ka sherbyer gjithashtu si alibi per nje reforme qe po degradonte haptas dhe ku faktet ishin pa fund qofte per shume anetare te KLGJ dhe KLP tashme edhe per anetare te Vetingut.

Zero qendrime ka pasur BE ne Tirane per faktet flagrante qe jane bere publike dhe qe rrenonin integritetin e Reformes ne Drejtesi

Ndaj edhe Negociatat nuk hapen,pavarsisht nga sherbeti i Deklaratave te BE ne Tirane.

Shihni me poshte faktet per anetare te Vetingut te zgjedhur ne shkelje te plote me kriteret e ligjit.

Hajde hajde dhe ne presim qe keta te Vetingut japin vleresime objektive per gjyqtaret e prokurore e tjere.

Perfundimisht “perla” e drejtesise u shnderrua ne nje para’ kallpe.

1.Pse ONM nuk ka denoncuar keto skandaloze ndonese kjo eshte detyre e saj?

2.Pse ONM eshte pajtuar me nje degradim te tille duke qene ne njohje te plote te ketyre fakteve flagrante?

3.Pse BE ne Tirane nuk guxon te mbaje qendrim publik per keto skandale kaq te renda?

4.Cila eshte arsyeja qe mban peng BE-ne, e cila vazhdon te fshehe fakte te tilla dhe vazhdon me deklarata propagandistike per gjoja suksesin ” madheshtor” te reformes?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...