Flet eksperti i OBSH: 95% e rasteve shërohen, maskat nuk janë të domosdoshme

E mërkurë, 26 February 2020 10:39

Lombardia është rajoni italian më i prekur nga Koronavirusi, për sa i përket të infektuarve dhe viktimave.  

DEPUTETËT MATTEO DALL’OSSO DHE MARIA TERESA BALDINI NË DHOMËN E ULËT TË PARLAMENTIT ITALIAN

Në orët e fundit, tre nga të infektuarit humbën jetën, sipas të dhënave të mbrojtjes civile, duke rritur numrin e përgjithshëm të viktimave në rajon nr. 9. Shtoji këtyre edhe ata që janë regjistruar në Veneto, duke i sjellë viktimat në gadishull në 11, kryesisht të moshuar, të dobësuar nga patologjitë e tjera. Gjithashtu, u rrit numri i të infektuarve, të cilët në Itali numëruan 322, përfshirë tre persona të prekur nga virusi në Sicili. Rritja e 28 rasteve të reja të regjistruara në Lombardi e çon totalin në rajon në 240 të prekur. Janë 42 raste të tjera të infeksionit në Veneto, 26 në Emilia Romagna, dy në Toscana, tre në Lazio, tre në Piemonte, tre në Sicili, një në Alto Adige, një në Liguria. Koronavirusi qarkullonte në Itali disa ditë para se të shfaqej i ashtuquajturi “pacienti 1”. Kreu i departamentit të sëmundjeve infektive të Institutin Superior të Shëndetit, Gianni Rezza, tha se “aktualisht kemi shpërthime mjaft të kufizuara”.

EKSPERTI I OBSH-SË

Walter Ricciardi i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) në një konferencë për shtyp drejtuar Mbrojtjes Civile në Romë tha se “Ne duhet ta ridimensionojmë këtë alarm të madh, i cili nuk duhet të nënvlerësohet, por të ketë masën që i takon”. Dhe ai shpjegoi pse: “Nga 100 njerëz të sëmurë, 80 shërohen spontanisht, 15 kanë probleme serioze, por të menaxhueshme në mjedisin e kujdesit shëndetësor, 5 janë në gjendje shumë serioze, nga të cilat 3 vdesin. Për më tepër, ju e dini që të gjithë personat e ndjerë tashmë kishin kushte të rënda shëndetësore”. Të 11 viktimat në Itali ishin kryesisht raste të moshuarish me probleme të mëparshme shëndetësore. Ricciardi gjithashtu tha se në këtë fazë “maskat mbrojtëse nuk janë të nevojshme nga njerëzit e shëndetshëm”. Maska, shpërndarja e të cilave në Itali, sipas kreut të Mbrojtjes Civile Angelo Borrelli, i takon “Departamentit të Mbrojtjes Civile (…) në mënyrë që të përmbushë kërkesat e Rajoneve”.

IZOLIMI I ITALIANËVE NGA VENDET E TJERA

Në Aeroportin e Pragës, masat e sigurisë për fluturimet që vijnë nga Itali janë: “Nga mesnata, ne rezervojmë një portë të dedikuar me ekzaminim dhe masa të rritura higjiene. Jemi aeroporti i parë në botë që merr këto masa për mbërritjet nga Italia”. Bullgaria ka pezulluar fluturimet me Milanon deri më 27 mars. Iraku ka ndaluar hyrjen e italianëve dhe udhëtarëve që vijnë nga Italia. Bagdadi ka rënë dakord të zgjasë pafundësisht ndalimin e hyrjes në vendin arab të udhëtarëve që vijnë nga Kina dhe Irani dhe ka vendosur ndalime të ngjashme për udhëtarët që vijnë nga Italia, Tajlanda, Koreja e Jugut, Japonia dhe Singapori.

Përjashtimet e vetme të parashikuara janë diplomatët në mision, me kushtin që të kryejnë kontrolle mjekësore. Edhe Arabia Saudite, me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, ka këshilluar qytetarët dhe banorët e mbretërisë së Gjirit që të mos udhëtojnë për në Itali. Kuvajti ka pezulluar të gjitha fluturimet drejt dhe nga Italia, Koreja e Jugut dhe Tajlanda, për shkak të përhapjes së epidemisë së Koronavirusit në këto tri vende. Ky është vendi i parë që merr një masë të tillë ndaj Italisë.

Jordania po ashtu ndaloi udhëtarët që vinin nga Italia, si dhe ata nga Kina, Irani dhe Koreja e Jugut, të hynin në mbretëri, përveçse nëse ishin larguar nga vendet e prekura të paktën 14 ditë më parë. Britania e Madhe imponon kushte të ndryshme, në varësi të origjinës: ata që vijnë nga qendrat e “izoluara” të Italisë do të duhet t’i nënshtrohen një izolimi ose karantine edhe në mungesë të simptomave; ata që vijnë nga pjesa tjetër e Italisë Veriore do të duhet ta bëjnë këtë vetëm në prani të simptomave. Në Holandë, autoritetet urdhëruan qytetarët e tyre që të mos udhëtojnë në rajonet në Veri të Italisë dhe e etiketuan edhe Romën dhe Lacion si zona me rrezik.

Autoritetet e ishujve Seychelles kanë ndaluar të gjitha linjat ajrore me fluturime të drejtpërdrejta drejt arkipelagut, që të marrin udhëtarë që kanë qenë në Itali, Kinë, Korenë e Jugut dhe Iran në 14 ditët e fundit. Australia gjithashtu këshilloi qytetarët që të ushtronin kujdes maksimal nëse do të udhëtonin për në Lombardi dhe Veneto. Serbia, Izraeli, Kroacia dhe Irlanda kanë këshilluar kundër udhëtimit në Itali, ndërsa një paralajmërim i nivelit një është dhënë nga Shtetet e Bashkuara për udhëtarët që udhëtojnë për në ose kthehen nga Italia. Gjermania ka njoftuar se nuk do të mbyllë kufijtë e saj. Në Francë, studentët që kanë kaluar pushimet në Lombardi ose Veneto nuk do të mund të kthehen në shkollë, pa kaluar një periudhë izolimi 14-ditore.

KËRKIMI PËR PACIENTIN ZERO

Një nga shumë raste “të padukshme” mund të jetë pacienti zero, i cili mbetet i paarritshëm, dhe është ai që ka filluar epideminë e Koronavirusit SarsCoV2 në Itali. Është pikërisht në fenomenin e rasteve të bartësve të viruseve të pamundura të dallohen. Fizikani i sistemeve komplekse, Alessandro Vespignani, drejtor i Institutit të Shkencave të Rrjetit të Universitetit Verilindor në Boston, tha se “Në qoftë se në Itali nuk mund të gjendet pacienti zero, kjo është për shkak se ai mund të jetë asimptomatik, ndoshta i takuar në një aeroport ose një stacion”

SI ËSHTË PËRHAPUR KORONAVIRUSI NË ITALI

Janë 20 provinca që regjistrojnë raste me Koronavirus. Në detaje, në Lonbardi-Lodi janë 101 raste, Kremona 39 raste, Pavia 17 raste, Bergamo 14 raste, Milano 3 raste, Monza Brianza 2 raste, Sondrio 1 rast. Në rajonin e Venetos janë në Padova 30 raste, Venecia 7 raste, Trevizo 1 rast; në Emilia Romagna ka 17 raste, në Piazenca, 4 në Parma, 1 në Rimini; në Piemonte ka tri raste në Torino; në Toskana një rast në Firence dhe një në Pistoia; Në trentin Alto Adige ka një rast në Bolzano; në Sicili ka një rast në Palermo; në Lacio, Romë ka tri raste. Në Lombardi, ka 35 raste në fazë shtrimi ose izolimi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...