Spahia: Shendëtësia e rilindjes, fasadë nga A-ja tek ZH-ja, e aspak shërbim

E mërkurë, 26 February 2020 10:43

Ish deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka reaguar ndaj disa deklaratave të ministres së shendetësisë Ogerta Manastirliu e cila deklapri se rilidnja ka nisur nga minusi punën në shendetësi.

“Zonjë, jeni ju një minus shumë i madh për sistemin shëndetësor! Kjo është pak por e sigurtë, sepse e thonë pikërisht mjekët që përballen ditë pas dite me politikat tuaja dritëshkurtra, ku fasada është A-ja dhe ZH-ja, e aspak shërbimi shëndetësor! Janë ata që po i dekurajoni me politikat e PPP-ve, duke u urdhëruar racionimin e shërbimeve, duke i përballur me mungesa që i venë në vështirësi përballë pacientëve”, shkruan Spahia ne një postim në faqen e tij në facebook.

Ja postimi i plotë:

”PUNA” E RILINDJES NE SHENDETESI: FAJESIMI I PARAARDHESVE!!!

Sipas ministres Manastirliu, rilindja e paskërka nisur nga minusi punën në shëndetësi! E thotë pa iu dridhur qerpiku! As skuqet e as zverdhet, edhe kur thotë se eksodi i mjekëve paskërka si shkak mungesën e specializimeve në qeverisjen e PD!!! Po mirë, meqë e paskeni gjetur këtë situatë, a mund të thoni se cfarë keni bërë ju në këto 7 vite? Pse hemoragjia sa vjen e thellohet? Pse nuk i kuptokan mjekët e infermierët reformat “madhështore” të Rilindjes, por kërkokan mundësi në vende të tjera? Kush është ai që i ka kushtet këtu, e ikën duke lënë pas familje, shokë e miq, për të nisur gjithçka nga fillimi në vend të huaj? Apo ju nuk mendoni dot kaq thellë, se të menduarit nuk është detyra juaj?

Zonjë, jeni ju një minus shumë i madh për sistemin shëndetësor! Kjo është pak por e sigurtë, sepse e thonë pikërisht mjekët që përballen ditë pas dite me politikat tuaja dritëshkurtra, ku fasada është A-ja dhe ZH-ja, e aspak shërbimi shëndetësor! Janë ata që po i dekurajoni me politikat e PPP-ve, duke u urdhëruar racionimin e shërbimeve, duke i përballur me mungesa që i venë në vështirësi përballë pacientëve e duke mos i dëgjuar! Ky stili militant i fajësimit të paraardhësve në fund të mandatit të dytë, në fakt dëshmon pikërisht mungesën e punës, të cilën, nëse do e kishit bërë, do ishit duke e treguar në këto 7 vjet!

Modifikuar më E mërkurë, 26 February 2020 10:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...