Ekperti gjerman në partinë CDU, të kancelares Merkel, Martin Henze, ka dhënë një vlerësim për situatën politike në Shqipëri.
Në një intervistë, ai është shprehur se “Katastrofa në drejtësi nuk ka fund: Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë nuk funksionojnë, nuk ka siguri ligjore, pra SPAK nuk po funksionon, çdo gjë është zero. Në këtë drejtim, Presidenti Meta ka të drejtë kur flet për një grusht shteti. “
Ndër të tjera, eksperti gjeman, Henze, ka shtuar:
Katastrofa në drejtësi nuk ka fund: Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë nuk funksionojnë, nuk ka siguri ligjore, pra SPAK nuk po funksionon, çdo gjë është zero.
Shqipëria nuk është më në një gjendje krize, është në gjendje emergjence.
Organizata Rama ka zënë të gjitha funksionet politike në qeveri, në bashki, shumicën e funksioneve dhe administratën publike, dhe për këtë arsye është përgjegjës për gjithçka.
Shqipëria është kthyer në shtet njëpartiak, në autokraci.
Gjykata Kushtetuese është mbrojtësi i kushtetutës së Shqipërisë.
Për më tepër, ajo ka për detyrë të monitorojë vendimet e gjykatave të tjera, është shkalla më e lartë për sa i përket kushtetutës.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i cili po përpiqet të mbrojë kushtetutën, ndërsa qeveria i kërkon të japë dorëheqjen.
Organizata Rama po e tregon shumë qartë se ka dështuar politikisht dhe ka humbur çdo respekt për vlerat demokratike, për kushtetutën, dhe rrjedhimisht për popullin shqiptar dhe të ardhmen e tyre.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, flet për një grusht shteti dhe bën thirrje për një manifestim në mbrojtje të Kushtetutës më 2 mars. Cili është mendimi juaj rreth kësaj çështje?
Mosfunksionimi i Kushtetutës është një grusht shteti kundër rendit kushtetues të Shqipërisë.
Grushti shtetit nga qeveria, shpesh është në të vërtetë një grusht shteti. Në këtë drejtim, Presidenti Meta ka të drejtë kur flet për një grusht shteti.
Kushtetuta mund të ndryshohet vetëm me një procedurë të zakonshme. Kushtetuta është në këtë drejtim mbi politikën. Politika nuk duhet ta thyejë Kushtetutën, duhet ta respektojë atë. Nëse kjo ndodh, ajo humbet legjitimitetin e tij demokratik, sovranitetin për të përfaqësuar popullin.
Një grusht shteti nga qeveria kërkon një kundërveprim aktiv.