As drejtësi, as përgjegjësi historike

Saturday, 29 February 2020 16:20

HARRY BAJRAKTARI 

Një shprehje thotë se ata që nuk mësojnë nga historia, janë të dënuar që ta përsërisin. Asnjë vend në Evropën Lindore nuk pati një regjim komunist më të egër se Shqipëria, mirëpo, sa kanë mësuar vërtet nga kjo tragjedi shqiptarët?

Vdekja e gruas së diktatorit Enver Hoxha na kujtoi të gjithëve se gati 50 vjet krime e padrejtësi nuk u pasuan nga asnjë dhënie llogarie e mbajtje përgjegjësie.Nexhmije Hoxha jetoi gati një shekull, po nuk gjeti asnjë minutë kohë për të kërkuar ndjesë për krimet e diktaturës, që ndihmoi që të vinte në fuqi e të mbahej me dhunë mbi popullin.

Kush u përgjigj përpara drejtësisë për elitën kombëtare që u shkatërrua, për njerëzit e nderuar të shoqërisë që u pushkatuan, vdiqën në burgje nën tortura çnjerëzore, u dergjën në qeli të zhveshur nga dinjiteti, u internuan, u izoluan, u detyruan të fajësojnë veten publikisht etj.

Kush mban përgjegjësi për fëmijët e lindur në kampet e punës, të dënuar që foshnje me një jetë “të deklasuari”.

Një prej tyre, që u ka mbijetuar kampeve në Shqipëri, gazetari Beqir Sina, është larguar nga Shqipëria në SHBA. Ky është fati i shumë pasardhësve të të persekutuarve. Kurse nipërit e mbesat e kryekomunistëve po gëzojnë edhe Shqipërinë e re.

Askush nuk do që të shohë hakmarrje dhe gjakderdhje që do të çonte në luftë civile. Po një gjyq për krimet më të rënda dhe për diktaturën duhej bërë. Ku është një gjyq si ai i Nurembergut për komunizmin shqiptar?

Jo vetëm që askush nuk u dënua për krime, po askush nuk mori përgjegjësi. Askush nuk dha llogari. Askush nuk kërkoi ndjesë. As sa për sy e faqe

Vetë gruaja e diktatorit që jetoi 30 vjet pas rënies së komunizmit, nuk tregoi kurrë pendim. Përkundrazi, deri në fund, përsëriti propagandën komuniste. Ashtu si Ramiz Alia, u tallën me popullin dhe me historinë. Komunizmi shqiptar nuk doli kurrë në gjyq.

Për t’u kthyer te fjalia e parë e shkrimit. Pse duhet të kenë frikë sot politikanët e korruptuar? Ata që abuzojnë në krye të vendit? Ata që kanë bërë krime apo janë të lidhur me krimin, me drogën, ata që shkelin ligjin dhe vjedhin popullin? Në fund të fundit, kur pas 50 vjet krimesh të tmerrshme të komunizmit u pa që askush nuk u dënua, pse duhet të kenë frikë këta të sotmit për krime më ordinere?

Tri dekada në liri e demokraci, Shqipëria nuk e ka realizuar potencialin e saj të madh.

Sigurisht, jeta është më e mirë e nuk krahasohet me vitin 1990, po vendi mbeti jashtë BE-së, kur ajo u zgjerua disa herë, nga 12 në 28 anëtarë.

Demokracia nuk ka përparuar. Përkundrazi, sot, 30 vjet më vonë, vendi po shkon drejt një diktature. Vetëm një parti është në të gjitha nivelet e pushtetit. Ish-ministri i fundit i Brendshëm në kohën e komunizmit është sot kryetar i Parlamentit. Korrupsioni është kudo kurse drejtësia nuk ka forcë. Institucionet kanë humbur besimin e popullit.

Shumë nga këto probleme janë të kohës, po një faktor i madh për gjendjen e sotme është se u mbyll një kapitull i historisë pa nxjerrë mësime. Nuk pati një tribunal të madh për kriminelët dhe fajtorët kryesorë. Nuk pati gjyq historik për sistemin. Nuk pati as përgjegjësi e as drejtësi. Edhe shkrimet për vdekjen e Nexhmije Hoxhës nuk kishin reflektimin e duhur. Ikja e saj më kujtoi shanset që u humbën në këto 30 vjet dhe që nuk do vijnë më.

*Harry Bajraktari është themelues dhe botues i gazetës “Illyria” (1991-1998), një drejtues i komunitetit shqiptaro-amerikan, filantrop dhe fitues i shumë çmimeve, duke përfshirë “Nderin e Urdhrit të Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë, Medaljen Presidenciale të Kosovës për Meritat

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...