Bushati i del në krah Kurtit: Bravo Albin! Erdhi dita...

E Enjte, 27 February 2020 16:35

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka kthyer përgjigje negative kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa I përket heqjes së taksës ndaj produkteve serbe.

Teksa shumë politikanë dhe analistë janë “të shqetësuar” për marrëdhëniet me Washingtonin dhe pasojat që mund të ketë ky vendim, analisti nga Tirana Andi Bushati i del në krah Kurtit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bushati shprehet ndër të tjera se, ata që respektojnë më shumë Richard Grenell (i dërguar I posaçëm I SHBA për dialogun Kosovë-Serbi) më shumë se sa veten, janë të shtirur edhe në dashurinë e tyre ndaj Amerikës.

 “Bravo Albin... Erdhi dita
 Ka shumë shqiptarë që po shfaqen të shqetësuar me veprimet e Albin Kurtit, dhe shpërthejnë njësoj si besimtarët iracionalë të cileve u prekin profetin e tyre;

po përpara se të tremben se mos prishemi me NATO-n, mire është të bëjnë pyetjen: a mund të firmosë një person marrëveshje sekrete duke ia fshehur parlamentit; përpara se të friksohen se mos na ndëshkon një diplomat kaubojs, është mire të mendojnë nese ka të drejte ai më shumë sesa zgjedhësit e Kosovës, për të përcaktuar se kush do ta përballë Vuçiçin në dialog.

Ata që respektojnë më shumë Grenellin sesa veten e tyre, janë të shtirur edhe në pasionin ndaj Amerikës”, shkruan Andi Bushati në reagimin e tij.

Heqjen e taksës, Kurtit ia kanë kërkuar shumë zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë edhe sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Kërkesa të njëpasnjëshme ka bërë edhe emisari i presidentit Donald Trump, Richard Grenell. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...