Gara për Kreun e Byrosë Kombëtare të Hettimit BKH, ka hyrë në fazën finale të përzgjedhjes së kandidatëve.
Sot Komisioni i Përzgjedhjes ka përzgjedhur katër nga 8 kandidatë.
Ata janë Aida Veizaj; Artur Beu; Ervin Hodaj; Idajet Faskaj
Të katër kanditatët do ti nënsntrohen fazës përfundimtare të verifikimit.
Njoftimi i SPAK
Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e Byrosw Kombwtare tw Hetimit, në datat 26 dhe 27 shkurt 2020, zhvilloi intervistat e strukturuara me 8 kandidatët e përzgjedhur deri në ketë fazë, në praninë e Komisionit të Pavarur të Rishikimit (Komision me përfaqësues nga misionet e BE-së dhe Qeverisë së SHBA-ve). Çdo kandidat u intervistua duke përdorur të njëjtën metodë intervistimi, të miratuar më parë nga Komisioni i Përzgjedhjes. Rezultatet e vlerësimit të intervistave iu shtuan rezultateve të mëparshme të kandidatëve.
Në përfundim, Komisioni i Përzgjedhjes përzgjodhi 4 kandidatët më të mirë deri në këtë moment, të cilët do t’i nënshtrohen fazës përfundimtare të verifikimit. Kandidatët e përzgjedhur janë si më poshtë
1. Aida Veizaj
2. Artur Beu
3. Ervin Hodaj
4. Idajet Faskaj
Arben Kraja
Drejtues i Prokurorisë së Posaçme