“Mbahu mashtruese, s’ke parë gjë akoma”! Vasili i përgjigjet Gjonajt: Ik sa nuk është vonë, mos kakaris si gjel mbi pleh!

E Enjte, 27 February 2020 16:50

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratës së ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila i cilësoi akuzat e Presidentit Ilir Meta një “lajthitje ligjore”.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Vasili pyet se pse nuk e ka marrë SPAK-u akoma ministren, që ai e quan mashtruese, ndërsa shton se ajo ka falsifikuar shkreat me mafiozët e Ministrisë së Drejtësisë ditën për diell dhe del e kakaris si gjel mbi pleh.

“Nuk e mori SPAK-u akoma kete mashtruesen e ministrise se drejtesise! Akoma pret SPAK- U per ta marre kete. Akoma s’ka ikur kjo nga syte kembet. Mashtruesja ministre fallsifikon shkresat me mafiozet e ministrise se drejtesise diten per diell dhe del e kakaris si gjeli mbi pleh.

Mashtruesja firmos rrugaçerira shteterore si e marre se ja kerkon i marri. Mbahu mashtruese mbahu, nuk ke pare gje akoma….. Eshte shume e rende kjo histori, nuk eshte pune golash…. Shihi mashtruese edhe nje here fallsifikimet dhe ik sa s’eshte vone!”, shkruan Vasili.

 

Modifikuar më E Enjte, 27 February 2020 16:54
Login to post comments