Monika Kryemadhi ka bërë publik sot nga Vlora, me fakte, sesi i ashtuquajturi projekt rindërtimi i qeverisë Rama, është i kapur nga korrupsioni dhe i mbytur nga burokracitë.
Edhe pse pas tërmetit, e mirënjohura Bebe Rexha mbërriti në Shqipëri, në Bubq, dhe mori përsipër të financohen ndërtimin e dy shtëpive, sot e kësaj dite asaj nuk i jepet leja zhvillimore nga qeveria.
“Mjafton që t’i kujtoj Kryeministrit Edi Rama, - tha Kryemadhi, - se si është të marrësh një leje ndërtimi, siç e tha ai, “për 5 ditë”!
Unë kam tre muaj që për hir një lidhjes sime familjare, Bebe Rexha mori përsipër të ndërtonte dy shtëpi, një në Bubq dhe një në Bizë dhe i ndau, një shtëpi të krishterësh dhe një myslimanësh.
Ajo në Bubq ishte shtëpia e dy jetimëve që jetonin me gjyshen e gjyshen; të rinjtë ishin studentë dhe gjyshërit i mbanin me pensionet e tyre.
Mbasi janë paguar paratë për të bërë projektin, janë bërë tërë dokumentacionet, sot e kësaj dite - dhe kjo është një njeri me famë botërore - nuk i kanë dhënë leje ndërtimi se na duhet “leje zhvillimore”!!!
E njejta gjë edhe në Bizë, po i sorrollasin në mënyrën më të tmerrshme.
Mendoni, në dy shtëpi që kanë mundësi financiare për t’u ndërtuar dhe që u thanë edhe se për këtë ndihmë, ju dhanë formular, duhet të hiqni dorë nga ndihma e shtetit. Dhe sot e kësaj dite, ata hoqën dorë nga ndihma e shtetit, por vazhdojnë të jetojnë në çadër dhe presin lejen e ndërtimit për shtëpi.”