Deliri i `udhëheqësit të pazëvendësueshëm` ka kapur nivelin më të lartë të Edi Rama në fjalën e tij të sotme në kongres, kur ka paralajmëruar socialistët se nëse do të tentonin që të merrnin një mandate të tretë pa atë në krye, atëherë do të ishin të mallkuar.
“Ne duhet të jemi shumë të qartë. Nuk merret një mandat i tretë si inerci e dy të parëve, nuk na duhet një mandat i tretë nëse nuk jemi në gjendje të bëhemi tre herë më të fortë, të vetëdijshëm dhe rigoroz me vetveten. Mandat të tretë për t'u bërë shëmbëlltyra e konsumit dhe rraskapitjes, shkoni kërkojeni pa mua
Mund ta merrni por do të dilni nga zyrat e shtetit, si të mallkuar. Siç ka ndodhur me të tjerë më parë. Mandat të tretë për të bërë trefishin e gjerave deri më sot, po. Për të materializuar të gjitha ato që kemi filluar të ndërtojmë, po. Për të bërë atë që tha Etilda që mos të flitet më për reformë në drejtësi, por për drejtësi, për shkatërrim të llumit përballë drejtësisë, patjetër po", shpalosi pa frena delirin e tij Rama, në kongresin e PS-së.