“Edhe ndërkombëtarëve do t’u bjerë në kokë mashtrimi që kanë ndërtuar”, Kryemadhi tregon pse do jetë më 2 mars në bulevard

Saturday, 29 February 2020 14:47

Nga aktivi i Vlorës, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha më 2 mars, ditën që Presidenti Ilir Meta ka thirrur mbajtjen e një manifestimi mbarëkombëtar me qytetarët, do të jetë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por jo për Ilir Metën si President, as për shkeljen kushtetuese që ka bërë Rilindja dhe Edi Rama

Në fjalën e saj, Kryemadhi përmendi ndërkombëtarët dhe tha:

Për të treguar që e gjithë historia e rilindjes që ka ndërtuar dhe gjithë fabula dhe përralla mashtruese e Rilindjes dhe Edi Ramës që ka ndërtuar për Shqipërinë, është një mashtrim i madh edhe për ndërkombëtarët të cilëve do t’u bjerë në kokë mashtrimi që kanë ndërtuar dhe që është ndërtuar“.

Fjala e plotë:

Duke përfituar nga ky takim në Vlorë, dua të bëj edhe njëherë të ditur qëndrimin tim jo si kryetare e LSI, por si qytetare që unë më 2 mars do të jem në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Nuk do të jem për Ilir Metën si President, as për shkeljen kushtetuese që ka bërë Rilindja dhe Edi Rama, sepse ata e kanë bërë gjithmonë atë gjë. Do të jem në bulevard për të treguar që e gjithë historia e rilindjes që ka ndërtuar dhe gjithë fabula dhe përralla mashtruese e Rilindjes dhe Edi Ramës që ka ndërtuar për Shqipërinë, jo vetëm që është një mashtrim i madh për shqiptarët, por është një mashtrim i madh edhe për ndërkombëtarët të cilëve do t’u bjerë në kokë mashtrimi që kanë ndërtuar dhe që është ndërtuar.

Unë në 2 mars do të jem si qytetare, si nënë. Do të jem atje për shkak të të gjithë historisë, për shkak të taksave të larta, të faturave të larta të energjisë elektrike, për shkak të mungesës së punës për të rinjtë dhe të rejat. Por ajo që është më e rëndësishme, do të jem sepse kjo Rilindje dhe ky Parlament ilegjitim, i cili pa pikë turpi falsifikojnë një ligj, një dokument zyrtar ditën për diell. Të jeni të bindur që do të na falsifikojnë edhe fëmijët në maternitete kur ti lindin shqiptarët.

Do ti ndërrojnë atësitë dhe kombësitë fëmijëve tanë dhe për më shumë do të na bëjnë popull sharlatan. Prandaj do të jem atje për të qenë një shqiptare dinjitoze si të gjitha gratë shqiptare që luftojnë për fëmijët e tyre, sepse unë besoj dhe do të bëj çdo gjë që Shqipëria të jetë shtëpia jonë dhe e të gjithë shqiptarëve.

Modifikuar më Saturday, 29 February 2020 14:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...