Kryedemokrati Lulzim Basha vijon të jetë pranë të rinjve demokratë, të cilët kanë organizuar një ndeshje bamirësie futbolli për t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë dhe atyre që pësuan dëme nga tërmeti i 26 nëntorit.
Dhe mesa duket kreu demokrat ka shfrytëzuar mundësinë për të prezantuar dhe fanellat e reja të fushatës elektorale që pritet të vishen në ccdo takim të tij, me sloganin “Rama IK”!
“Sot paradite në ndeshjen e futbollit mes degës nr 5 dhe asaj 7 të PD së Tiranës. E organizuar për qëllime bamirësie, nga shitja e produkteve ushqimore dhe biletave u grumbulluan fonde për t’iu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë dhe atyre që pësuan dëme nga tërmeti i 26 nëntorit.
#ditemetemira”, përfundon mesazhin e tij kryedemokrati Lulzim Basha duke publikuar dhe disa momente nga ndeshja e sotme.