Presidenti i vendit, Ilir Meta i ka uruar mirëseardhjen artistit Niko Dhales, që është nisur nga Parisi drejt Tiranës për t’iu bashkuar manifestimit të 2 marsit në Bulvardin “Dëshmorët e Kombit”.
“Mirësevjen artisti ynë i dashur që u largove 30 vite më parë drejt Francës, z.Niko Dhales.
Dhjetëra shqiponja po bashkohen edhe nga Franca me Pranverën Kuqezi më 2 mars në Tiranë. Mirënjohje dhe nderim atdhedashurisë tuaj”, shkruan në facebook, Presidenti Meta.
Më herët në një postim në facebook, artisti Dhales lajmëronte nisjen e tij.
“UNE PO NISEM NGA PARISI PER NE TIRANE duke ju bashkuar thirrjes se Presidentit te Republikes z. Ilir Meta ne mbrojtje te Kushtetutes, librit te shenjte te demokracisë”.