“S’ka kthim pas”, Maliqi: Uragan nuk do ndalet deri në zgjedhje të parakohshme

Tuesday, 03 Mars 2020 13:43

Uragan popullor e ka cilësuar deputeti i opozitës Lefter Maliqi, manifestimin e thirrur dje nga presidenti Ilir Meta në mbrojtje të Kushtetutës dhe asaj çka ai e cilëson, ndaj grushtit të shtetit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Maliqi tha se dje ishte ditë e madhe për të ardhmen, Kushtetutën dhe demokracinë. Mes të tjerash deputeti i opozitës tha se uragani popullor nuk do të ndalet deri në zgjedhje të parakohshme.

“Dje ishte dite e madhe per te ardhmen, Kushtetuten dhe Demokracine. Mirenjohje qindra, mijera shqitareve qe moren pjese me vullnetin e tyre te lire. Uragani popullor dje nisi marrshimin e pare, ky Uragan sdo ndalet deri ne zgjedhjet e parakohshme lokale dhe te pergjithshme. Ska kthim prapa, shperndarja e parlamentit domosdoshmeri. Sovrani do vendos me voten e tij per parlamentin dhe Qeverine qe do zgjedh. Shqiperia si Europa.🇦🇱🇪🇺🇺🇸🙏.”, -shkruan Maliqi.

Login to post comments