“Në shesh ishin 500 mijë qytetarë”- Ish-kryeministri flet për protestën:I futën tmerrin në shpirt dhe lepurin në bark

Tuesday, 03 Mars 2020 13:51

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se ditën e djshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ishin të pranishëm në shesh, 500 mijë qytetarë

Sipas ish-kreut të demokratëve, qytetarët i dolën për zot Kushtetutës në Tiranë, dhe sipas tij i futën tmerrin në shpirt dhe lepurin në bark narkoshtetit.

Për Berishën populli është i vendosur të mbrojë kushtetutën dhe të përmbysë narkoshtetin.

“Populli i vendosur te mbroj kushtetutën dhe te përmbyse narkoshtetin dhe puçin e tij!

Nderim te madh 500.000 qytetareve qe i dolën zot kushtetutës ne Tirane dhe i futen tmerrin ne shpirt dhe lepurin ne bark narkoshtetit dhe kreut te tij puçistit Edvin Mafise.

Rama ik! Fitore! Sb”, shkruan Berisha.

Modifikuar më Tuesday, 03 Mars 2020 13:52
Login to post comments