Punimet për Unazën e Madhe/ Banori i kujton Ramës Kanunin: Nuk më del shpirti po s’e pashë para drejtësisë, do e ndjekim si hije. Ish deputeti i PD: Po të bënin luftë…

E Enjte, 05 Mars 2020 10:21

Ish deputeti i PD Klevis Balliu ka qenë sot në zonën e Astirit ku kanë nisur prishjet e godinave për punimet në lotin dy të Unazës së Madhe. Ai ka theksuar se problemi i banorëve nuk është me policinë, por me qeverinë, ndaj edhe sot nuk ka pasur rezistencë të tyre ndaj uniformave blu.

“Banorët kanë pasur dy alternativa, njëra të bënin luftë e të vriteshin me këta oficerë policie, por nuk e ka as me policin e gazetarin, armiku io tyre është pushteti mriminal i Ramës dhe Veliajt, të përplasen qyt me policë që të gjakosen që të fusin para në xhep Rama, absolutisht sështë e pranueshme dhe i përshëndes për këtë akt evropian se ata janë në të drejtën e tyre të ndërmerrnin cdo akt se po i vidhet prona, por ata zgjodhën të dokumentojnë se si sot qeverias me dhunën policore po vjen e po shkatërron provat. Ky projekt është sot në SPAK, në Prokurori, cfarë do hetojnë nëse shkatërrohen provat? Duhet të ndaloheshin punimet deri në përmbylljen e hetimeve.

Kësaj qeveria po i vjen fundi, banorët e unazës të ruajnë qetësinë, PD do u përgjigjet, do marrin lekët cent më cent, nuk po u bëjmë asnjë nder, koha e këtyre pushtuesve ka mbaruar sdo harrohet asnjë arrestim i paligjshëm, as një fëmijë që është marrë zvarrë nga kjo polici e droguar e inkriminuar që deri dje mbillnin kanabis.

banori

Nje nga banoret tha: Nuk e kam me policine, Edi Rama ti nuk do jesh kryeminister gjithmone, kena me te ndjek hije mbrapa, e kemi personale, mua nuk me vjen asnje dokument. A i keni mend ne koke o qytetare? Te gjithe e keni ne koke. Ne nuk do shkulemi nga Unaza, nuk me del shpirti po nuk e pashe Ramen para drejtesise, ose Kanunin, do e ndjekim kemba-kembes ate dhe Veliajn. Ju them shqiptareve mos ikni ta lini kete vend ne doren e komunistave surrugato. Ne po te ishim per te vra do kishim vra me qindra police por nuk na e kane faj keta mercenare.

Login to post comments