“Ekziston një video…”, kreu i PD Fier: Në shkolla ndodh gjithçka nga ngacmimi seksual te hashashi, Rilindja një “KÇK” që mbron punët e pista

Premte, 06 Mars 2020 14:24

Kreu i degës së Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi, foli për helmimin masiv të nxënësve në gjimnazin “Janaq Kilica”, në Fier.

Baçi akuzoi mazhorancën se po bën show, pasi sipas në shkollat e Fierit ka problematika të shumta, që nga ngacmimet seksuale, te përdorimi i cigareve dhe hashashit e deri te ngjarja e përsëritur e helmimit, që ka krijuar jo pak panik te nxënësit, prindërit dhe mësuesit.

Duke akuzuar kryetarin e Bashkisë së Fierit, Drejtoreshën e Shkollës dhe Drejtoreshën e Spitalit, që sipas tij, janë bërë bashkë për të fshehur ngjarjen, ish-deputeti paralajmëroi edhe një video, që implikon edhe punonjësit e policisë në helmimin e nxënësve.

“Ekziston edhe një filmim tjetër i punonjësve të policisë, që kanë dashur t’iu marrin telefonat qytetarëve, që shkojnë në spital për të parë gjendjen e nxënësve. Videoja ekziston, por nuk është bërë publike”, tha Baçi.

Intervista:
Çfarë ka ndodhur?
Luan Baçi: Është një rrëmujë totale e këtij shteti. Në Fier kemi problematika të shumta, që me skandalet seksuale. Për rastin konkret do thoja se është për të ardhur keq. Është një rast që përsëritet në të njëjtën shkollë dhe është përplasje e individëve, grupeve brenda Rilindjes, mes kryetarit të bashkisë, ish-nënkryetares së bashkisë dhe ish-nënkryetares së PS, që është hequr, dhe mësuesve që merren me drejtimin e arsimit në Fier. Pas mbërritjes së ministres së Arsimit pardje ka nisur një inspektim i befasishëm, jashtë çdo rregulli, me qëllimin e vetëm për të goditur mësues të ndryshëm si organizatorë të ngjarjes. Deklaratat e tyre kërkojnë të mbulojnë punën e pistë të tyre, luftën e tyre të brendshme për pushtet.

Opozita është në rolin e saj, në punën e saj, në denoncim të përhershëm të ngjarjeve, kemi informacion të hollësishëm për ngjarjet. Në këtë periudhë, ka tentativë për të fshehur ngjarjet, për t’i zbutur gjërat. Kur ndodhi ngjarja e parë, pati alarm nga prindërit e traumatizuar, mësuesit e traumatizuar, shikoje rakordim të shkëlqyer të bashkisë, shkollës dhe spitalit për të mbyllur çdo situatë dhe për të dhënë mesazhin se ishte një histori kolektive për një shaka të vogël, ndonëse ngjarja ishte skandaloze. Ngjarja u përsërit me përmasa më të mëdha, dhe sërish pati rakordim të institucioneve.

Tentativa e tyre për të fshehur çdo gjë, për ta nxjerrë situatën sikur është e stisur nga opozita lë shumë për të dëshiruar. Bie në këtë batak edhe ministria e Arsimit, që nuk ja ka idenë çfarë ndodh. Bën deklarata bombastike dhe të dala boje, që e etiketon opozitën si “KÇK”. Në Fier kanë nxjerrë edhe “Jap ca të japësh JQJ”. Drejtuesit e arsimit të Fierit duhet të kishin dhënë dorëheqjen, por ministrja e Arsimit shkoi dhe i mori në mbrojtje. Është fatkeqësi të kemi një ministre të tillë.

Drejtoresha e Arsimit arriti dhe nxori fjalë të papërgjegjshme, të paimagjinueshme, për një fëmijë, duke thënë se është shtatzënë dhe më pas bën lojëra fjalës se ‘thashë për mësuesen’. Janë në gjendje të mjerueshme, janë të papërgjegjshëm në mënyrën si drejtojnë. Janë militantë të Rilindjes, një grupim i krijuar brenda PS, që kanë uzurpuar gjithë pushtetet në vend.

Ju si përfaqësues i PD a keni kërkuar llogari nga autoritetet lokale?
Luan Baçi: Opozita nuk ka as mundësinë më të vogël për të kërkuar llogari, pasi arroganca e tyre është e paimagjinueshme. Ata nuk iu përgjigjen as qytetarëve të tyre, jo më opozitës. Ne kemi zgjedhur rrugën e duhur, braktisjen e parlamentit, daljen me qytetarët. E vetmja mënyrë për të kërkuar llogari është ballafaqimi përmes medias. Unë i bëj thirrje ministres së Arsimit që të vërë pikat mbi “i” dhe të hyjë te drejtoritë arsimore, pasi janë bastarduar, pihet cigare, hashash, nuk bëhet mësimi i duhur, ka nepotizëm të theksuar. E kanë kthyer në privat çdo institucion dhe vazhdojnë të drejtojnë me grupimin e tyre brenda PS. Orët e tyre kanë mbaruar dhe janë të etur se çfarë të kapin në ikje e sipër.

Si ka qenë reagimi i prindërve?
Luan Baçi: I dhimbshëm. Prindërit janë ata që e ndjenjë më shumë se kushdo. Ata prindër e dinë se çfarë kanë hequr dhe si janë ndjerë. Sot që flasim shumë nga prindërit janë të tensionuar, të merakosur dhe shumë prej tyre rrinë rreth shkollës, se mos ndodh sërish. Shkolla nuk mund të ruhet me polici, por me rregulla, me etikë, shkollat marrin fytyrën e drejtuesit. Dhe rezultati ky do të jetë, asgjë s’ka të pranueshme. U bashkërenduan nën urdhrat e kryetarit të bashkisë dhe as policia, as drejtoria e shkollës dhe as spitali nuk bënin asgjë. Këta janë njerëz që nuk duhet të drejtojnë më.

Çfarë duhet të bëjnë prindërit?
Luan Baçi: Ata s’kanë asgjë çfarë bëjnë më shumë. Shkojnë çdo ditë te shkolla për t’u interesuar për fëmijët e tyre. Ne jemi në mbështetje të tyre. Që të shpëtojnë nga ky maskarallëk ka vetëm një rrugë, largimi i kësaj qeveri. Situata është e jashtëzakonshme, jashtë kontrollit, dhe ishte kjo situatë që detyroi opozitën të dilte nga institucionet. Ekziston edhe një filmim tjetër i punonjësve të policisë, që kanë dashur t’iu marrin telefonat qytetarëve, që shkojnë në spital për të parë gjendjen e nxënësve. Videoja ekziston, por nuk është bërë publike. Ky pushtet është ngritur në këmbë për të mbajtur me thonj pushtetin. Të vënë para përgjegjësisë autorët, edhe opozitën, nëse ka gisht.

A po bëheni gati për zgjedhje të parakohshme?
Luan Baçi: Absolutisht po, jo vetëm që po bëhemi gati, por ne kemi rreth një vit që përgatitemi për këtë. Që kur dorëzuam mandatet, dolëm bashkë me qytetarët, rriskuam, hoqëm mandatin tonë dhe ua lamë në tavolinë, shkëputëm edhe marrëdhëniet tona me parlamentin, drejtimi dhe synimi i DP ka qenë përgatitja për zgjedhje të parakohshme. Pa zgjedhje të parakohshme, nuk do të ketë stabilitet, qëndrueshmëri. Zgjedhjet duhet të jenë shumë të shpejta, parlamentare dhe lokale. PD është e përgatitur dhe e gatshme për zgjedhje të parakohshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...