Letra e Bashës për ndërkombëtarët/ Salianji: Pritet një monitorim më i shtuar për çështjen 'Babale-Xhafaj'

Premte, 06 Mars 2020 16:22

Një ditë pas letrës së kryetarit të PD, Lulzim Basha, dërguar ndërkombëtarëve, ku shprehte shqetësimin e tij lidhur me procesin ndaj ish deputetit Ervin Salianji, sipas tij, i montuar, ky i fundit në një intervistë për Syri Tv është shprehur se, gjatë ditëve në vijim do të publikohen fakte të reja mbi gjyqtarët që janë pranë qeverisë dhe PS.

“Menduan dy prokurorë që duke i shërbyer Xhafës do ta hidhnin paq, por as Vettingun nuk e kaluan edhe për shkak të komunikimit me Alizotin.  Shpëtimi i një grupi të struktura kriminal e vazhdon aktivitetin. Edhe në gusht janë kapur me tonelata drogë. Do të publikojmë fakte të reja. Nesër, ose në momentin  që do të vijmë në qeveri do të procedojmë personat që kanë shkelur ligjin dhe kanë bashkëpunuar me bandat.

Nuk i ka kapur qeveria, i kemi kapur ne. Xhafaj kishte 16 vjet dhe asnjë njeri nuk e arrestonte. Kemi denoncuar ne dhe i kemi arrestuar po ne. Rama i mori dhe i vuri në parlament, në polici etj”, u shpreh Salianji

Çfarë pritet nga ndërkombëtarët?

“Duke qenë se është folur shpesh për reformën në drejtësi, është një informacion që i ve në dijeni. Pa diskutim pritet një monitorim më i shtuar për rastin në fjalë”, deklaroi ish deputeti demokrat.

Shqetësimin për ndërhyrje politike në gjyqin ndaj vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ia shprehu ambasadorëve në Tiranë. Në letrën dërguar atyre, lideri i opozitës thekson se “nën presionin politik të qeverisë, sistemi drejtësisë dështoi të bëjë dhe përfundojë një hetim për krimet e dyshuara”.

Sipas Bashës, Partia Demokratike nëpërmjet përfaqësuesit të saj, Ervin Salianji, ka denoncuar publikisht përmes provave përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm në trafikun e lëndëve narkotike.

“Gjyqi prodhoi shkelje flagrante të ligjit, nga një gjykatës haptas i lidhur me partinë në pushtet duke dënuar përfaqësuesin e PD Ervin Salianji”, thotë Basha.

Bashkë me letrën, kreu demokrat u dërgoi ambasadorëve dhe argumentet, që sipas tij, tregojnë abuzimin që ka çuar në një drejtësi qesharake duke dënuar denoncuesit e krimit dhe mbrojtur autorët e krimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...