Ish-ministri thirrje qeverisë: Shpërndajeni këtë suplement falas, që të luftoni koronavirusin

Premte, 06 Mars 2020 18:26

Ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka sugjeruar qeverinë shqiptare dhe posaçërisht ministrinë e Shëndetësisë, që urgjentisht të shpërndajnë falas suplemente të Vitaminës C, e cila e lufton ndjeshëm koronavirusin e rrezikshëm. Sipas Panaritit ky hap duhet të hidhet të paktën për shkollat, kopshtet dhe çerdhet.

Postimi i plotë:

“Keni të gjithë në dispozicion një bar antiviral kundër koronavirusit. Vitaminën C! Kushton pak! Përdoreni. Ministria e Shëndetësisë ta shpërndaje si suplement falas në çerdhe, kopshte, shkolla menjëherë. Sepse me qindra studime të kryera në grupmosha të ndryshme, por edhe eksperimente të shumta në kafshë, provojnë se vitamina C (acidi askorbinik) ka efekt parandalues për infeksionet virale pa përjashtim! Madje është provuar se lehtëson shfaqjen dhe shkurton kohën e shërimit nga virozat.

Doza ditore për këtë periudhë rreziku nga koronavirusi duhet të shkojë, deri në 2 gram. Pra deri në katër tableta 500 mg në ditë. Sigurisht shoqëruar edhe me shumë lëngje qitro, limoni, portokalli.. Ofron mbrojtje të garantuar dhe të provuar.

Përse ky efekt?! Sepse infeksionet virale, përfshi edhe koronavirusin, krijojnë një stres të fuqishëm oksidativ në trupin tonë, duke i zbrazur rezervat antioksidative të vitaminës C brenda tij me shpejtësi të madhe. Për rrjedhojë organizmi mbetet i zbuluar nga goditjet oksiduese inflamatore të koronavirusit nga zbrazja e vitaminës C, e cila është një antioksidant i fuqishëm. Pa llogaritur këtu që është vërtetuar shkencërisht se vitamina C, ndërhyn në sintezen e inteferonit, një imunoglobulinë që trupi ynë sintetizon për të luftuar viruset.

 

Për fat të keq njeriu nuk e prodhon në trupin e tij vitaminën C, të cilën duhet ta marrë ose me ushqim, ose si suplement tabletash. Madje edhe në shfaqjen e plotë të shenjave të infeksionit viral, injektimi intravenoz i tretësires së vitaminës C në doza të larta, ka sjellë përmirësim spektakolar. Prandaj veproni!”, shkruan ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...