Opozita propozon depolitizim të administrimit të zgjedhjeve: Qeveria kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve

Hënë, 09 Mars 2020 10:31

9 pikat kryesore të opozitës për administratën zgjedhore, që i përgjigjen rekomandimeve të ODIHR-it.

1. Opozita propozon depolitizim të administrimit të votimit dhe numërimit, duke ruajtur balancimin politik.

2. Një anëtar jopolitik, i emëruar nga KQZ, të jetë përgjegjës i vetëm për administrimin e votimit. Kur ështe e nevojshme te merren vendime, ato merren nga komisionerët politikë, që do të emerohen në raportin 3:3, qeveri:opozitë.

3. Rastet e vendimmarrjes në komisionet e votimit janë të pakta. Pjesa më e madhe e ditës së votimit nuk është vendimmarrje, ndaj roli i anëtarit jopolitik është vendimtar në depolitizimin e votimit.

4. Opozita propozon që numërimi të kryhet nga zyrtarë jopolitikë, të trajnuar dhe emëruar nga KQZ. Numëruesi jopolitik ka të gjithë përgjegjësinë e numërimit.

5. Partitë politike nuk do të kenë më numërues, por do t2 mbikqyrin nga afër numërimin dhe do të kontestojne çdo shkelje.

6. Komisionet e nivelit të mesëm, KZAZ, ndjekin të njëjtin model. Komisioneri jopolitik, i emëruar nga KQZ, do të menaxhojë procedurat ligjore, si dhe përgjigjet për zbatimin e ligjit. Partitë do të kenë anëtarë në mënyrë të balancuar.

7. Për të parandaluar dhe eleminuar parregullsitë në votim, propozohet futja e rinumërimit të detyrueshëm të 10% të kutive nga KQZ.

8. Nëse nga rinumërimi dalin probleme, subjektet zgjedhore kanë të drejtë të kërkojnë hapjen e kutive të tjera në KZAZ ku dalin probleme.

9. Nëse rinumërimi ndryshon rezultatin, numeruesit dhe komisionerët përgjegjës ndëshkohen dhe dërgohen për ndjekje penale.

Opozita e Bashkuar propozon një model miks të administrimit zgjedhor që garanton zbatim rigoroz të ligjit nga komisioneri jopartiak i cili mban përgjegjësinë disiplinore dhe penale në mënyrë të individualizuar, ruan aksesin e balancuar të partive politike dhe besimin e tyre në vendimmarrje, por garanton ndërhyrjen ligjore për të zhbërë parregullsitë dhe manipulimet në votim dhe numërim.

Këto masa ndërveprojnë në kompleks me masat e propozuara me parë nga Opozita e Bashkuar për të garantuar lirinë dhe sekretin e votës së zgjedhësve.

Këto parashikime mund të funksionojnë vetëm në kushtet e çaktivizimit të vullnetit të qeverisë për të manipuluar zgjedhjet dhe për këtë arsye propozimi i parashtruar në vijmësi nga opozita e bashkuar për një qeveri kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve është parakusht për zbatimin e secilit prej propozimeve te parashtruara.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...