Shehu: Rama të nxjerrë konkluzione nga “paniku”, që po përhap Merkel!

E mërkurë, 11 Mars 2020 10:51

Tritan Shehu

Dje Merkel deklaroi duke hapur “panik” se “mund te kontaminohen 60-70% e popullesise se Gjermanise”, per realizem e si baze strategjike e perballjes.
Ne keto kushte duke ndjekur edhe strategjine gjermane si dhe ate te Italise, perpjekjet pervec atyre epidemiologjike te pergjitheshme, duhen koncentruar me urgjence edhe ne Shqiperi ne disa kolona, pavaresisht kohes se cmuar te humbur qe prej fundit te janarit:
1- Forcimi e konkretizimi i punes se Kujdesit Paresor me baze mjekun e familjes, si lidhesi direkt me popullaten e identifikuesi kryesor i rastevete dyshimta. Kjo kerkon menjehere pajisjen e ketij sektore, mbrojtjen e personelit e instruktimin e tij. Qytetaret duhet te komunikojne 24 ore mbi 24 me mjekun e tyre te familjes dhe ai me tej te jape alarmin e te kerkoje mbeshtetje. Teoria e koncentrimit te te gjithe Shqiperise te 127-ta shume shpejt do te coje ne kolapsin e saj.
2- Rastet e dyshimta si kontakte te aferta me te infektuarit duhet te vendosen ne disa Karantina speciale te shperndara. Teoria e nje karantine ne Durres per te gjithe Shqiperine eshte iluzion qe do coje ne kolaps. Ajo e vete karantinimit ne pegjithesi per keta eshte Falimentimi i Shtetit.
3- Aktivizimi menjehere i klinikave te semundjeve infektive ne cdo Qark me se paku 20-25 shtreter secila. Teoria e koncentrimit te te gjithe te infektuarve ne Tirane eshte e rrezikeshme dhe shpejt do te coje ne kolaps. Aventure do te ishte lenia masive e te semure me simptoma te lehta ne shtepi.
4- Sherbimi i Reanimacionit tashme qartesisht eshte baza e uljes se mortalitetit nga ky virus dhe kjo kerkon nje koncentrim te perpjekjeve. Kete theksoi dhe Merkel dje si koncept strategjik, kete po ben edhe Italia qe dislokoi 1 Miliard Euro per dyfishimin e posteve te reanimacionit ne dy jave dhe qe deri te shtunen de te kete instaluar 4000 respiratore te rinj.
Ne kushtet tona edhe pse me nje vonese 45 ditesh nga kerkesa, ne nje situate absolutisht te pa pershtateshme te reanimacioneve per te perballuar nje fluks te madh pacientesh te tille, eshte e domosdoshme hapja si fillim e reth 200 posteve te reja Terapie Intensive komplete, te shperndare ne Tirane dhe ne qendrat kryesore te vendit, se koncentrimi i te gjitha rasteve te tilla ne Qender do te jete i pa mundeshem e do te coje ne kolaps.
Keto masa urgjente, tashme te vonuara, duhet te implementohen duke shfrytezuar te gjitha mundesite, me nje financim te menjehershem emergjent per sistemin prej disa dhjetra miliona euro.

Modifikuar më E mërkurë, 11 Mars 2020 10:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...