Koronavirusi/ Europa me masa urgjente ekonomike. Po Shqipëria?

E Enjte, 12 Mars 2020 14:58

Banka Qendrore Europiane shpalli sot një paketë të gjerë masash për blerjen e bonove dhe kredi të lira me qëllim kufizimin e shock-ut ekonomik si pasojë e koronavirisit.

Në një lëvizje surprizë, BQE nuk e uli normën e interesit, një lëvizje që pritej nga investitorët pasi bankat kryesore përfshirë dhe Rezervën Federale në SHBA dhe Bankën e Anglisë deklaruan ulje të mëdha në normën e interesit në ditët e fundit.

Ndërkohë që BQE u shpreh se do të mundësojë kredi të lira për bankat, në një normë interesi -0,75% dhe do të ndalojë përkohësisht blerjen e boneve nën 2.6 trilion euro nga programi i blerjes së bonove. Program, që tani ka një vlerë prej 20 miliardë euro në muaj, do të rritet me një vlerë totale 120 miliardë euro deri në fund të vitit, u shpreh BQE.

Në Shqipëri, Banka Qendrore reagoi pozitivisht në lidhje me ofertat që kryetari i opozitës Basha ofroi në daljen e djeshme. Ndërkohë që qeveritë e vendeve të Europës kanë nisur të marrin masat ekonomike dhe fiskale në buxhet në ndihmë të ekonomisë, Qeveria shqiptare në përgjigje të ofertës së djeshme të zotit Basha ende nuk ka dalë me një plan konkret.

Vendi pritet të pësojë një rënie ekonomike që do t’i shtohet rënies ekonomike si pasojë e defiçencës strukturore të ekonomisë shqiptare këto vite. Ndërkohë që qytetet kryesore të Shqipërisë janë në karantinë, bizneset po mbyllen dhe qytetarët nuk po shkojnë në punë.

Masat e vendeve të ndryshme

Italia:

-    Të gjithë punonjesit e të gjitha kompanive prodhuese do të paguhen nga Asistenca Sociale (Cassa di Integrazione).

-    Pezullim tatim-taksa, sigurimesh dhe borxhesh ndaj shtetit për të gjitha kompanite që do rezultojnë me rënie mbi 25% të xhiros.

-    Pezullim i derdhjes së TVSH për kompanitë e prekura.

-    Pezullim i pagesave të kredive bankare dhe interesave përkatëse për kompanitë e personat e prekur. Për kreditë për blerje të shtëpisë së parë, pezullimi do të jetë për një periudhë jo më të vogel se 18 muaj.

-    Pezullim i pagesave për energji, ujë, etj për kompanitë prodhuese dhe individë të prekur.

-    Pagesë e rrogës së njërit prej prindërve, në familjet me fëmijë nën 12 vjeç.

-    Për të vetëpunsuarit, shteti do të japë 600 Euro në muaj për dado.

Greqia:

-    Pezullim tatim-taksa dhe borxhesh ndaj shtetit për për të gjitha zonat ku kompanite janë mbyllur me urdhër të shtetit

-    Pezullim pagesa sigurimesh shoqërore dhe shëndetësore për për të gjitha zonat, ku kompanitë janë mbyllur me urdhër të shtetit.

-    Pezullim i shumë neneve të Kodit të Punës, në mënyrë që t’i lejohet punëdhënësve të adaptojnë politika organizative më fleksibël dhe më dinamike.

-    Pezullim tatim-taksa, sigurime shoqërore dhe borxhesh ndaj shtetit, për të gjitha kompanitë që për muajin mars do rezultojnë me rënie mbi 25% të xhiros.

-    Pezullim i pagesave të kredive bankare dhe interesave përkatëse për kompanitë dhe gjithë individët e zonave të mbyllura.

-    Pritet të përcaktohet edhe mënyra e injektimit të likuiditetit për korporatat që do rezultojnë në vështirësi të likuiditetit si edhe për individët qe do të kenë të njejtën problematikë.

Anglia

Edhe pse jo akoma e prekur sa Greqia e Italia, ka vendosur t’i paraprijë mbrojtjes së ekonomisë.

-    Banka Qëndrore e Anglise vendosi dje uljen e normës bazë të interesit për kreditë, nga 0.75% në 0.25%

-    Qeveria ka aprovuar tashme një buxhet prej 30 miliard pound për të injektuar në ekonomi në forma të ndryshme

-    Për të gjitha kompanitë me numër punonjësish deri në 250, pezullohen pagesat e kredive dhe interesave përkatëse.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...