Presidenti i Republikës, Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shprehur mirënjohjen e tij për cdo efektiv të policisë dhe Forcave të Armatosura që po punojnë në terren për të zbatuar masat kundër përhapjes së koronavirusit.
Statusin e tij, Presidenti e ka shoqeruar me foto të policëve e ushtarëve në terren.
STATUSI I PLOTË
Mirënjohje të thellë dhe falenderim për çdo efektiv të Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit në krye të detyrës!
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI