“Nuk është koha për sulme politike e mashtrime”, Spaho i përgjigjet Ballës: Sulmon opozitën sepse…

Premte, 20 Mars 2020 13:15

Numri dy i PD-së, Edmond Spaho ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me deklaratat e sekretarit të përgjithshëm të PS, Taulant Balla.
Spaho shkruan se Balla nuk ka hallin e shqiptarëve, por të sulmeve ndaj opozitës me qëllim që shqiptarët të mos kujtohen se paratë e tyre kanë përfunduar në xhepat e shokëve trafikantë droge të Taulant Ballës.
“Nuk është koha për sulme politike dhe mashtrime. Jepuni qytetarëve fondet e nevojshme për të siguruar bukën e përditshme”- shkruan Spaho.
Postimi i plotë:
Taulant Balla nuk ka hallin e shqiptarëve. Prioriteti i tij është sulmi i opozitës me çdo mjet të pistë politik, që shqiptarët të mos kujtohen se paratë e tyre kanë përfunduar në xhepat e shokëve trafikantë droge të Taulant Ballës. Nëse 52 milionë eurot e tenderave të hapur në kulmin e sakrificës së shqiptarëve, do të ishin llogaritur për të lehtësuar përballjen me krizën, sot nuk do të diskutohej buka e gojës për qindra mijëra shqiptarë. Nuk është koha për sulme politike dhe mashtrime. Jepuni qytetarëve fondet e nevojshme për të siguruar bukën e përditshme!

Login to post comments