Eksperti gjerman/ Rreziku i përhapjes së virusit nga paratë cash, minimal

Premte, 20 Mars 2020 13:52

Paratë cash nuk janë transmetues të koronavirusit.
Anëtari i Bordit Ekzekutiv të bankës gjermane Bundesbank, Johannes Beermanndhe infektologu René Gottschalk shprehen se kartmonedhat kanë një shtresë mbrojtëse ndaj mikrobeve, ndërsa theksojnë se numri i të prekurve do të ishte shumë më i lartë, nëse paratë do të transmetonin virusin.
Rreziku i përhapjes së koronavirusit përmes parave cash është minimal, krahasuar me rrezikun që kanë produktet e tjera që përdoren në jetën e përditshme. Përmes një deklarate, anëtari i Bordit Ekzekutiv të bankës gjermane Bundesbank, Johannes Beermann u shpreh se sidomos kartëmonedhat euro përbëhen nga lëndë që nuk mbajnë mikrobet, ndërsa kartëmonedhat 5 dhe 10 €, që përdoren më shumë, kanë shtresë mbrojtëse ndaj ndotjes.
I të njëjtin mendim është dhe drejtues i Zyrës së Shëndetit në Frankfurt René Gottschalk, i cili shprehet se nuk ekziston ndonjë rrezik për transmetimin e koronavirusit përmes kartëmonedhave.
Ai shprehet se deri më tani është e vërtetuar që virusi përhapet përmes spërklave, ndërsa thekson numri i të prekurve do të ishte shumë më i lartë, nëse paratë do të ishin transmetues infeksioni.
Sa i përket kizës ekonomike që do të prekë të gjithë vendet, Beermann shprehet se gjermania ka marrë masat për çdo skenar, duke prodhuar para më shumë se duhet.
Ai shtoi se Bundesbank ka plane emergjente për çdo krizë të mundshme për përhapjen e koronavirusit.

Login to post comments