‘’Koha është aleate, ruhuni sa të mundeni’’, Panariti: Së shpejt do të kemi armë në dorë kundër koronavirusit, janë identifikuar 77 substanca bllokuese të tij

Premte, 20 Mars 2020 13:49

Ish- ministri i bujqësisë, Edmond Panariti i ka bërë apel shqiptarëve të ruhen sa të munden pasi koha tashmë është aleate në luftën ndaj koronavirusit.
Superkompjuteri i cili është krijuar për të identifikuar proteinën e virusit sipas tij është zgjidhja për të nxjerrë jashtë loje atë ndërkohë që janë zbuluar 77 substanca bllokuese të kësaj proteine ”kunj” pas testimit të mbi 8 mijë të tyre.
Së shpejti thotë Panariti do të kemi armë në dorë ndaj koronavirusit pasi mbeten vetëm të konfirmohen provat eksperimentale.
STATUSI I EDMOND PANARITIT
Koha eshte aleate ne luften ndaj COVID – 19! Pa asnjë dyshim! Kush reziston, shpeton dhe fiton!
Prandaj, fitoni kohe, duke ulur sa me shume probabilitetin e infektimit nëpërmjet masave te karantinimit, izolimit, ne kete periudhe konfuzioni, stresi dhe paqartesie.
Ja perse!
Ju thashë se eshte ceshtje javesh deri sa te identifikohen medikamentet të cilat bllokojnë ne menyre te efektshme shumëzimin e koronavirusit ne trupin tonë.
Prandaj, ruhuni sa te mundeni ne kete kohe qe te mos mbeteni te zbuluar deri sa te hidhen ne treg keto preparate.. Kush duron shpeton dhe fiton!
Brenda nje kohe rekord ne muajin shkurt, shkenca zbuloi strukturen dhe konfigurimin e proteines “kunj” te virusit korona..
Eshte ky “kunj” i grupuar ne formacione treshe qe i ngjajnë nje kurore (corona), i cili pushton qelizat tona duke i marre ato “peng” dhe eliminuar pasi ti kene sherbyer virusit per tu shumëzuar.
Prandaj te gjitha perpjekjet po behen per te nxjerre jashtë funksioni kete “kunj”.
Tani që kerkuesit e zbuluan dhe e njohin perberjen dhe konfigurimin e ketij “kunji”, po behen perpjekje per te gjetur “bllokuesin” e tij.
Janë identifikuar nepermjet nje super kompjuteri, i cili krahason matricen e kunjit viral, me matricat e lendeve potencialisht të lidheshme me të , rreth 77 substanca bllokuese te ketij kunji pas testimit te mbi 8000 prej tyre.
Mbeten provat eksperimentale konfirmuese dhe se shpejti kemi armë ne dore.
Nderkohe ruhuni sa te mundeni dhe si te mundeni.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...