E pabesueshme/ Ahmetaj: Koncesionet frenojnë koronavirusin

Premte, 20 Mars 2020 14:58

Ndërkohë që mbarë opinioni publik kërkon që qeveria të heqë dorë nga koncesionet miliardere, Arben Ahmetaj bëri një deklaratë të pabesueshme.
Ai në një lidhje live në ‘News24’ i është përgjigjur opozitës se nuk mund të anulohen koncesionet pasi ofrojnë shërbime jetike për qytetarët që shërbejnë për frenimin e koronavirusit.
Ahmetaj thotë se tashmë Shqipëria po përballet me dy armiq, koronavirusin dhe rënien ekonomike, ndërkohë kjo e dytë nëse nuk ndalet e para, mund ta groposë ekonominë e vendit.
“Të anulojmë dializën, ç’do të ndodhë me ata që i duhet? Po plehrat, po rrugët, po sterilizimi? Mos bini pre e kurthit të politikës së ulët të koncesionit me atë logjikën e politikës së ulët ku koncesionet janë para oligarkësh sepse janë shërbime qytetarësh. Po ai që operohet, nuk është në luftë me jetën?
Po populli i Dibrës nuk është në luftë me të kaluarën që sot do urbanizim?” tha Ahmetaj.
Sipas ministrit Ahmetja, buxheti i shtetit po pëson një rënie të tmerrshme, për shkak të kësaj situate izoluese, duke shtuar se vetëm këtë muaj pritet një rënie me 70 milionë euro dhe në vijim dyfishim i kësaj shume.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...